Deputeti ka imunitet, ministri jo. Kushdo që na deklaron se është i vjetër në politikë këtë duhet ta dijë. Duhet të njohë sigurisht edhe nenin 94, pika 2, të Kushtetutës së Kosovës: “Kryeministri siguron që të gjitha Ministritë të veprojnë në pajtim me politikat qeveritare”.

Që ministri nuk ka asnjë imunitet, kjo do të thotë se ai mban përgjegjësi direkte për çdo frazë që prodhon efekt. Ish-ministri i brendshëm deklaroi se për çdo orë po shfaqej një i prekur. Pra, sipas ish-ministrit të brendshëm, në çastin që ai po fliste në Kosovë kishim mbi 200 të prekur prej Codiv-19. Dhe në bazë të një informacioni të rremë ai po kërkonte shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Çdokush mund të gënjejë, por jo një ministër, e aq më tepër një ministër i brendshëm. LDK-ja duhet të mbante qëndrim të menjëhershëm, pasi ish-ministri po thyente marrëveshjen e koalicionit duke mohuar një punë të tërë të trupës qeveritare dhe Komisionit të Posaçëm, si dhe po kalonte pushtetin prej qeverisë te presidenti.

Lexo po ashtu:  Ministri i Brendshëm serb: Putin është lider i zgjedhur në mënyrë demokratike


Në kushtet e luftës shumë të mirë ndaj Codiv-19, një ministër që e nxjerr në bazë të një informacioni të papërgjegjshëm tërë këtë qëndrim cilësor jashtë normave të bashkëpunimit, duhet të procedohej moralisht prej vetë partisë së tij. Por, siç po i shohim deklaratat, edhe në kohë virusi përpjekja është e dobët dhe jo në lartësinë e gjendjes së politikës dhe shoqërisë. Mund ta deklarosh pjekurinë dhe pleqërinë tënde sa të duash, por nuk të beson më njeri.


Pjekuria politike kërkon të respektosh maksimalisht rezultatet e qeverisë që ke ndërtuar në bazë të koalicionit, të mbrosh njësinë e veprimtarisë së saj, të respektosh kryeministrin si dhe punën dhe funksionet e qeverisë, të mos heqësh qeverinë prej funksioneve të saj për të shkuar drejt aventurës së gjendjes së jashtëzakonshme. Gjendja e jashtëzakonshme është aventurë kur e njeh veprimtarinë e presidentit aktual, kur e di se në epidemi roli i ushtrisë, në këtë rast i FSK-së, nuk është aq i thjeshtë për t’u përcaktuar, kur nuk ke bashkërenduar asgjë me KFOR-in, e aq më tepër kur ke me të një marrëveshje të fshehtë të këtij presidenti.

Lexo po ashtu:  Përfundon protesta e opozitës në Shqipëri, paralajmërohen protesta pa mbarim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *