Shumica socialiste ka miratuar sot një komision parlamentar për pastrimin e akuzave qe e e akuzojnë UÇK-në se ka bërë krime gjatë luftës në territorin e Shqipërisë. Por nga ana tjetër ata kanë hedhur poshtë nismën e një deputeti të opozitës së re, për të futur në rendin e ditës një rezolutë që dënon genocidin serb në Kosovë.

Kërkesa e depozituar nga deputeti Erion Piciri për një pikë në rendin e ditës për diskutim mbi rezolutën për njohjen dhe dënimin e gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve jo vetëm që nuk u pranua por atij nuk iu dha fjala as fjala. Pasi picir insistoi dhe u përjashtua nga seanca plenare me vendim të nënkryetares Vasilika Hysi, që drejtonte sot Kuvendin.

Kjo nisëm e këtij deputeti me bindje të djathta, ka revoltuar shumë aktivistët e majtë të lëvizjes vetëvendosje në Tiranë. “Ne s’kkemi për ta lejuar që kjo çështje kombëtare të mbyllet me kaq…” ka deklaruar kreu i tyre Bojken Abazi. VV kishte kërkuar që më parë që në vend të komisioneve propagandistike, shoku i Vuçiçit, Rama të bënte me partinë e tij shumicë në kuvend një rezolutë për dënimin e genocidit serb. Kjo kërkesë, jo vetëm që mbeti pa përgjigje por deputeti që insistoi për të u përjashtua nga kuvendi.

Lexo po ashtu:  E pabesueshme, kjo është mëditja e deputetëve për seancën e sotme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *