Ne, me këngën “ jo nuk ndahet Mitrovica ”, ndërsa Serbia me punë po e bën fakt një të kundërtën. Projekti serb në veri i njohur si “Lugina e Diellit”, tashmë po merr formë. Para pak ditësh, në vigjilje të bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë, 58 familje serbe pranuan çelësat e banesave dhe u kthyen në veri të Kosovës, saktësisht në komunën e Leposaviqit. Gjithsej aty pritet të vendosen mbi 1 mijë e 500 familje të tjera serbe.

Dikur shqiptarët në atë pjesë të qytetit ishin 70 %, sot janë pakicë, dhe atë shumë të vuajtur dhe të lënur pas dore. Krejt kjo, pasojë e pakujdesisë së shteti, dhe dështimit përballë ndarjes. Në atë pjesë, Serbia po ndërton edhe banesa kolektive, kisha dhe të gjitha ato që u duhen serbeve, derisa politikanët tanë kanë hallin si ta vjedhin popullin, si të përfitojnë tenderët, dhe si të korruptojnë ndonjë gjykatës apo prokurorë. Në atë pjesë tashmë shteti i Kosovës duket krejt i huaj, aty nuk zbatohet asgjë që ka të bëj me Kosovën, asnjë ligj, asnjë vendim.

Lexo po ashtu:  Nguti është miku më i mirë i lajmeve të rreme

Aty flitet serbisht, vendos Serbia dhe definitivisht ajo pjesë po shkëputet para syve tanë. Derisa qytetarët tërë ditën prijnë makiato, dhe qeveritarët bëjnë pazare për tenderë, Serbia dhe serbët po na e marrin atë pjesë.

Janë të kota, dhe krejtësisht idioteske deklarimet e qeveritarëve të Kosovës se “ajo pjesë është e Kosovës”, derisa aty asgjë nuk ka të bëj me Kosovën dhe shqiptarët. Edhe ata pak shqiptarë që kanë mbetur në atë pjesë jetojnë në mjerim ,pa ndihmë nga askush, nën presion të vazhdueshëm.

Delegacioni i Kosovës në SHBA, s’ka ide, vizion dhe as strategji, andaj mundësitë janë të mëdha që Serbia të legjitimojë ndarjen e pjesë veriore, pastaj krijimin e Asociacionit, duke marrë pasuritë nëntokësore. Ky është realitet, nga i cili vështirë të shpëtojmë me këtë klasë politike, të painteresuar për të ardhmen. Këta interesohen për tenderët e tashëm, për përqindjet, për vilat që do bëjnë. Ne, vetëm më sharki askush nuk ka e kalon, me punë s’jemi askund, prandaj jemi këtu ku jemi , drejt zhdukjes një komb i madh, ndër të parët në Evropë.

Lexo po ashtu:  Shqiptari xheloz! - Gjithmonë shqiptarët kanë xhelozu me ua marrë 'i huaji' femrat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *