Një burrë fitoi një punë më të mirë jashtë qytetit, kështë që ai vendosi ta çonte nënën e tij në shtëpi të pleqëve.

Në muajt e parë, ai vinte ta shikonte çdo fundjavë.

Por më vonë ai filloi të bëhej gjithnjë edhe më i zënë me punë. Ai gjithashtu punonte edhe të shtunave që të kishte një rrogë më të madhe në fund të muajit.

Të udhëtonte kaq gjatë deri në shtëpinë e tij çdo fundjavë filloi të dukej si një bezdisje për të.

U bë një kohë e gjatë që nga hera e fundit që e pa mamanë e tij…

Një ditë i telefonuan nga shtëpia e pleqëve

”Ju lutemi ejani ta vizitoni!”, i tha infermierja atij me një ton shumë serioz.

Kur erdhi e zbuloi se gjendja e nënës së tij ishte shumë kritike. Sëmundja e saj ishte shumë kritike.

Ai u ul pranë shtratit të saj, i kapi dorën dhe tha, “Mama, të lutem çfarë mund të bëj për ty?”

Zemra e tij po vuante nga trishtimi dhe pendesa.

Lexo po ashtu:  Askush nuk ta garanton se në darkë do i shohësh prapë familjarët e tu, ndaj duaji, puthi dhe përqafoji çdo mëngjes

”Biri im, a mund të vendosësh një ventilator në dhomën e shtëpisë së pleqëve? Nuk ka ventilatorë këtu”, tha ajo.

”Gjithashtu vendos një frigorifer për ushqim më të mirë. Shumë herë bie të fle edhe pa ngrënë”.

Djali u çudit shumë ndërkohë që e dëgjonte atë.

”Mama, ndërkohë që ishe këtu, ti kurrë nuk ankoheshe për ato gjëra.”

”Tani kur të kanë mbetur vetëm pak orë jetë po mi thua mua të gjitha këto?” pyeti ai.

Mamaja e tij i dha një buzëqeshje të ëmbël, “I dashuri im, nuk më bën asgjë vapa, as mungesa e ushqimit e as dhimbja. Por kur ti të plakesh dhe fëmijët të të lënë në shtëpi të pleqëve, kam frikë se nuk do të jesh në gjendje ta durosh.”

Djali shpërtheu në lot. Ai shkoi të përqafonte nënën e tij për t’i kërkuar falje.

Mamaja është një person që do të të dojë pa kushte deri në frymën e fundit. Adhuroje sa je në kohë. Asnjëherë nuk dihet dhe askush nuk mund ta dijë kur mund të jetë hera e fundit.

Lexo po ashtu:  5 arsye përse nuk duhet t’i puthni bebet e porsalindura