Në muajin qershor do të ndodhë një fenomen i rrallë në qiell! Duke filluar nga 5 qershori, do të kemi 3 eklipse në një muaj. Herën tjetër kjo do të ndodhë në vitin 2029. Nga viti 2000-2050, ka 14 herë 3 eklipse hënore në një muaj, që do të thotë se në një muaj kalendarik, 3 eklipse janë të rralla. Datat janë: 5 qershor 2020: Eklipsi hënor penumral, 21 qershor 2020: Eklips diellor anular, 5 korrik 2020: Eklipsi hënor penumral. Hera e fundit që në të vërtetë patëm tre eklipse hënore në hapësirën e një muaji ishte në vitin 2018.

Sipas studimeve, në një vit kalendarik ka të paktën katër eklipse, dy diellorë dhe dy hënorë. Më rrallë, kemi pesë, gjashtë apo edhe shtatë eklipse në një vit të vetëm.Një eklips diellor vjen gjithmonë brenda afro dy javësh nga një eklips hënor. Pastaj, në përgjithësi, një palë tjetër eklipsesh një diellore dhe një hënore vjen rreth gjashtë muaj më vonë.Sipas ekspertit të eklipsit të NASA-s, Fred Espenak, tre eklipset bien në të njëjtin muaj kalendarik vetëm 12 herë gjatë hapësirës pesë-shekullore nga 1801-2300.

Lexo po ashtu:  Apple fiton një betejë të madhe me Bashkimin Evropian

Gjashtë herë ka dy eklips diellor dhe një eklips hënor në një muaj kalendarik. Gjashtë herë ekzistojnë dy eklipset penumbrale hënore dhe një eklips diellor total në një muaj kalendarik. Hera e fundit që ne patëm tre eklipse në një muaj kalendarik ishte në korrik të vitit 2000, kur dy eklipset diellore të pjesshme krijuan një eklips total hënor:Pas korrikut 2000, tre eklipse do të ndodhin brenda një muaji kalendarik në dhjetor të vitit 2206:01 dhjetor 2206: Eklipsi i pjesshëm diellor 16 dhjetor 2206: Eklipsi total hënor 30 dhjetor 2206: Eklipsi i pjesshëm diellor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *