Vaji i ullirit ekstra i virgjër njihet për vlerat fenomenale që ofron për organizmin e njeriut.

 

Studime të shumta kanë treguar se njerëzit që konsumojnë rregullisht vaj ulliri janë më pak të prirur për të vuajtur nga sëmundjet kardiovaskolare, duke përfshirë tensionin e lartë të gjakut, atakun kardiak dhe nivelin e lartë të kolesterolit në gjak. Por kur vjen puna tek gatimi, temperatura e lartë është armiku i tij më i madh.

Antioksidantët Shuhen

Sipas ekspertëve, vaji i ullirit përmban shumë polifenolë mirëbërës për shëndetin e zemrës të cilët shkatërrohen në temperaturë të lartë. Polifenolët janë të pasur me antioksidantë të cilët degradojnë kur vaji i nënshtrohet një temperature të lartë e të vazhdueshme. Në momentin që vaji i nxehtë nis të lëshojë tym, të gjitha substancat mirëbërëse shpërbëhen dhe formojnë agjentë të dëmshëm kimikë për shëndetin.

Acidet Yndyrore Shkatërrohen Plotësisht

Vaji i ullirit është një burim i pasur i acideve yndyrore omega-3 dhe omega-6. Këto acide janë ekstremisht të ndjeshme ndaj nxehtësisë që do të thotë se kur vaji nxehet shumë në temperaturë të lartë, këto acide të dobishme shkatërrohen. Kjo nënkupton se përdorimi i vajit të ullirit në gatim nuk është një zgjedhje e mençur sepse nuk sjell asnjë përfitim për shëndetin.

Lexo po ashtu:  5 rregulla që do të të sjellin paqe dhe qetësi në jetën tënde

Nxehja Nxit Tymrat Toksikë

Vaji i ullirit ka një pikë shumë të ulët djegieje dhe në momentin që kalon këtë nivel, ai lëshon tymra toksikë. Gatimi me vaj ulliri në temperaturë të lartë nxit çlirimin e disa molekulave, ekspozimi afatgjatë ndaj të cilave shoqërohet me probleme shëndetësore. Mënyra më e shëndetshme e përdorimit të vajit të ullirit është duke e hedhur në sallatë, perime të gatuara me avull, supë apo edhe në një fetë buke. Sipas të studimeve konsumimi i një luge me vaj ulliri esëll në mëngjes ofron benefite të qënësishme për një organizëm të fuqishëm përgjatë gjithë ditës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *