Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati ka treguar arsyen se pse Partia Demokratike e Kosovës e votoi rishikimin e buxhetit.

Ai në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se po mundohen që në emër të ndihmave nga 170 euro për qytetarët të kalojnë edhe qindra miliona tjera që do t’i ndajnë mes vete.

Postimi i plotë:

Dhe ja, pagesa e parë nga “pakoja e rimëkëmbjes” pritet të shkojë për Devollin.

Prandaj PDK nuk e kishte problem ta votojë rishikimin e buxhetit “me gjithë defektet e shumta”.

Sa për krahasim, shuma prej rreth 25 milionë euro që po i kërkohen Telekomit, është e barabartë me komplet shumën për pagesat prej 170 eurove për qytetarët.

Siç edhe e kam thënë atë ditë në seancë kur po votohej rishikimi i buxhetit, këtyre as që u bën për qytetarin. Por po mundohen që në emër të ndihmave nga 170 euro për qytetarët të kalojnë edhe qindra miliona tjera që do t’i ndajnë mes vete.

Pas kësaj, pritet që me “pakon e rimëkëmbjes” ta ndihmojnë edhe Contour Globalin me 20 milionë euro.

E qytetarët vazhdojnë të presin se do të ndihmohen me pakon e rimëkëmbjes…

Lexo po ashtu:  Avokati i Popullit vlerëson se Qeveria diskriminoi ish-këshilltarin e Kurtit, Tienmu Ma

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *