Një buzëqeshje e bukur dhe dhëmbë të bardhë janë të dëshiruar nga të gjithë ne. Por si të arrijmë të kemi diçka të tillë nëse nuk mundemi të investojmë kohë apo para në trajtime mjekësore apo në klinika?

Disa truke shtëpiake funksionojnë më së miri, janë të sigurta dhe mund t’i zbardhin dhëmbët tuaj.

Zbulojini cilat janë këto teknika në kushte shtëpiake, çfarë të konsumojmë dhe çfarë të mos konsumojmë brenda shtëpisë për dhëmbë të bukur dhe besojmë se do të mbeteni të kënaqur.

Larja dhe pastrimi me fije

Higjiena e mirë orale është gjëja e parë që ndihmon për të pasur një buzëqeshje të bukur. Pastat e dhëmbëve largojnë butësisht njollat ​​nga sipërfaqja e dhëmbëve. Pastat për zbardhjen e dhëmbëve funksionojnë në të njëjtën mënyrë, por me më shumë përbërës dhe mbi të gjitha, nuk i çngjyrsoni dhëmbët. Ndërsa fijet për pastrimin e dhëmbëve largojnë ushqimin dhe bakteret që mund të forcohen dhe të kthehen në pllakë, gjë e cila i bën dhëmbët tuaj të duken pa shkëlqim dhe të errët.

Lexo po ashtu:  Është në gjakun tuaj: Psetë pickojnë mushkonjat? Ja disa gjëra që duhet të dini në lidhje me këtë

Të sillni vaj vërdallë nëpër gojë

Kjo teknikë është e njohur në mjekësinë Hindu. Ju sillni vërdallë nëpër gojë një lugë gjelle vaj (të tillë si vaj susami, kokosi ose vaj ulliri) për deri në 20 minuta për të larguar bakteret. Një studim i fundit ka gjetur se duke përdorur vaj kokosi mund të parandaloni prishjen e dhëmbëve, por ende duhen fakte shkencore të tjera në këtë drejtim.

Soda e bukës

Përveç se ndihmon brumin të vijë kur gatuajmë, soda e bukës është gjithashtu një gërryes i butë që largon njollat. Mund taprovoni duke përdorur një pastë dhëmbësh që ka në përbërjen e vet sodë buke ose me sodë buke të pastroni dhëmbët tuaj, megjithatë, ju ndoshta do të merrni rezultate më të mira nëse përdorni një pastë dhëmbësh me bikarbonat natriumi. Studimet tregojnë se larja me produkte që kanë sodë buke i largon më së miri njollat ​​sipërfaqësore me kalimin e kohës.

Mollë, ananas, luleshtrydhe

Acidi Malik te mollët rrit sasinë e pështymës dhe largon kështu acidet. Pasta me bromelain, një kompleks që gjendet te ananasi, ndihmon në zbardhjen e dhëmbëve. Por nuk ka asnjë dëshmi se të hani këto frutaapo të bëni një përzierje midis tyre i bën dhëmbët tuaj më të bardhë dhe më të shkëlqyeshëm. Ekziston madje ideja se acidicitrik që gjendet në luleshtrydhe mund t’i prishë dhëmbët.Megjithatë ju mund t’i provoni t’i konsumoni dhe sigurisht, në fund i lani dhëmbët.

Lexo po ashtu:  Poshtërimi i njerëzve të tjerë nuk të bënë më të fortë dhe të admirueshëm, vetëm ju bën të dobët dhe...

Peroksid hidrogjeni

Është zbardhuesi që gjendet shpesh në shtëpi. Ai në fakt është një përbërës që ndryshon ngjyrën e dhëmbëve. Ju mund të blini shishe të peroksidit të hidrogjenit në farmaci, por duhet të keni kujdse se sipas Shoqatës Amerikane të Dentistëve, peroksidi i hidrogjenit, me gjasë mund të irritojë mishrat e dhëmbëve, përpara se të zbardhë dhëmbët tuaj.

Uthulla e mollës

Thuhet se një gargarë me uthull mollet para se të pastroni dhëmbët ndihmon për të të vrarë bakteret dhe për të hequr njollat dhe kështu do të keni dhëmbë të bardhë. Fatkeqësisht, nuk ka studime që tëkonfirmojnë këto pretendime.

Tumeriku (shafrani i Indisë)

Erëza që është e njohur për shijen e saj kerri është gjithashtu një ngjyrues natyral. Me sa duket, pasta me shafran mund të jetë jo e mirë për zbardhjen e dhëmbëve.

Tregoni kujdes ndaj asaj që konsumoni

Parandalimi është më i vlefshëm se kurimi. Ushqime, që përfshijnë manaferrat e errëta dhe pije të tilla si kafe, verë e kuqedhe pijetme gaz njihen si produkte që dëmtojnë dhëmbët, megjithatë nuk keni pse hiqni dorë prej tyre krejtësisht. Shijojini ato në mënyrë të moderuar dhe pini menjëherë ujë natyral pas konsumimit të tyre, që të mos ndikojnëte dhëmbët.

Lexo po ashtu:  Arsyeja pse duhet të hani farërat e shalqirit në vend se t’i largoni

Kini kujdes që të prisni 30 minuta para se të lani dhëmbët me furçë pas konsumimit të tyre, në mënyrë që të mbroni smaltin. Pirja e duhanit dhe duhani që përtypet gjithashtu mund të shkaktojnë njolla, një arsye tjetër kjo për të lënë duhanin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *