Dhimbjet e kokës tek fëmijët janë shumë të zakonshme dhe në përgjithësi nuk janë serioze. Ashtu si dhe të rriturit fëmijët mund të zhvillojnë lloje të ndryshme dhimbje, përfshirë këtu migrenën ose dhimbjet e kokës për shkak të stresit ose tensionit. Ata gjithashtu mund të kenë dhimbje koke kronike.

Në të shumtën e rasteve, dhimbjet e kokës tek fëmijët shkaktohen nga infeksionet, nivel i lartë stresi ose ankthi, trauma të vogla në tru. Është e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje simptomave të dhimbjes së kokës së fëmijës dhe të konsultoheni me një mjek nëse dhimbja e kokës përkeqësohet ose është e shpeshtë.

Dhimbja e kokës tek fëmijët shpesh herë mund të trajtohet me medikamente pa recetë.

Shkaqet

Ka një numër faktorësh që shkaktojnë zhvillimin e dhimbjeve të kokës tek fëmijët. Faktorët që përfshihen janë:

  • Sëmundjet dhe infeksionet
  • Traumat në tru
  • Faktorët emocional
  • Gjenetika
  • Ushqimet dhe pijet e caktuara

Parandalimi

Më poshtë keni disa teknika si mund ta parandaloni dhimbjen e kokës ose si të reduktoni dhimbjet e forta të kokës tek fëmijët:

  • Fëmjët duhet të praktikojnë një jetë të shëndetshëm.
  • Duhet të reduktojnë stresin
  • Mbani shënime sa herë fëmija ankohet se ka dhimbje koke
  • Shmangni shkaktarët e dhimbjeve të kokës
  • Ndiqni këshillat e mjekut
Lexo po ashtu:  Çfarë duhet të bëni që parfumi të rezistojë më tepër

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *