Dhimbjet muskulare përjetohen herë pas here jo vetëm nga të rriturit por edhe fëmijët. Në shumë raste, këto dhimbje nuk lënë arsye për shqetësim dhe mund të kurohen pa nevojën e një trajtimi mjekësor. Megjithatë, në disa raste, dhimbjet muskulare mund të jenë simptomë e një sëmundjeje të fshehur. Shkaktarët E Dhimbjes Muskulare Disa prej shkaktarëve më të zakonshëm të dhimbjeve muskulare janë: Stresi Stresi e bën më të vështirë punën e trupit për të luftuar sëmundjet. Njerëzit që nuk janë mirë me shëndet ose janë të stresuar, përjetojnë dhimbje muskulare që tregojnë se trupi po përpiqet të luftojë një inflamacion ose infeksion.Pamjaftueshmëria Ushqimore Njerëzit që nuk marrin ushqyesit e duhur vuajnë nga dhimbjet muskulare. AgroWeb.org ju këshillon se vitamina D luan një rol të rëndësishëm në funksionin e duhur të muskujve. Ajo ndihmon me përthithjen e kalçiumit dhe mungesa e saj shkakton një ulje të ndjeshme të nivelit të kalçiumit që prek jo vetëm kokcat por edhe muskujt apo organet.

Lexo po ashtu:  Antibiotikët, joefikas në shërimin e kollës kronike

Dehidratimi Sipas të dhënave të AgroWeb.org, dehidratimi shoqërohet me dhimbje muskulare por edhe vështirësi në frymëmarrje dhe tretje. Sasia e rekomanduar ditore e ujit është 6 deri në 8 gota. Ndrydhjet Dhe Tendosjet Lëndime të tilla shoqërohen me dhimbje muskulare dhe parehati. Këto lëndime kalojnë vetë por duke garantuar pushim dhe medikamente kundër dhimbjes. Mungesa E Gjumit Gjumi i ofron organizmit mundësinë e duhur për të pushuar dhe rimëkëmbur. Edhe muskujt kanë nevojë të flenë dhe nëse nuk e arrijnë këtë, ata dhembin.

Aktiviteti I Sforcuar Fizik Sipas studimeve, të cilave i referohet AgroWeb.org edhe aktiviteti i sforcuar fizik shkakton ose shoqërohet me dhimbje muskulare. Kjo ndodh veçanërisht me njerëzit që kryejnë një ushtrim të ri, kryejnë aktivitet fizik për herë të parë, stërviten më gjatë seç duhet apo nuk kryejnë punë përgatitore. Simptomat E Dhimbjeve Muskulare AgroWeb.org ju informon se dhimbjet muskulare manifestohen me një sërë simptomash ku përfshihen: Mpirje, irritim dhe dobësim të muskujve, ethe, marramendje, vështirësi në frymëmarrje dhe skuqje. Disa prej këtyre simptomave siç është temperature ose vështirësia në frymëmarrje kërkojnë një trajtim të menjëhershëm mjekësor.

Lexo po ashtu:  Hurmat janë prej ushqimeve më të shëndetshme dhe ilaç i vërtetë natyral

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *