Në këtë material do të gjeni dhjetë mësimet që çdo prind duhet t’ia japë fëmijës së vet, në mënyrë që ai të rritet i shëndetshëm dhe me kulturë.

– Praktiko një sport. Sportet dhe lojërat e ndryshme të mësojnë shumë mbi fitoren, mbi humbjen, mbi respektin për ata që drejtojnë lojën, për punën në grup, si dhe të bëjnë të largosh stresin e akumuluar gjatë ditës.

– Hiq mënjanë disa lekë kur je i lirë, sepse një ditë ato do të të duhen me shumë siguri.

– Mëso të përdorësh elektroshtëpiaket : furrin, lavatriçen, kondicionerin, etj. Fëmijët nuk do të kenë përherë prindërit pranë, prandaj duhet t’i mësojnë këto gjëra, sidomos para se të nisin studimet e larta në një qytet tjetër. Është e domosdoshme t’i dinë këto gjëra për t’u familjarizuar më mirë me ambientin e ri, kushtet e reja dhe shoqërinë e re.

– Mos shkakto asnjëherë debate apo zënka, si dhe mos i hidh benzinë zjarrit. Por, nëse dikush të sulmon pa pasur faj, edhe ti duhet të mbrohesh.

Lexo po ashtu:  Përralla e Lev Tolstoit: gjyshi plak dhe nipi

– Gjithë mësimet dhe kultura që ke akumuluar në vite janë vetëm të tuat. Të tjerët mund të marrin çfarëdo gjëje prej jush, përveç njohurive dhe kulturës suaj. Këtë s’mund ta marrin dot kurrë nga ju.

– Mëso të respektosh femrat. Femra është mrekullia e tetë në botë, ndaj meshkujt që në fëmijëri duhet të mësohen t’i respektojnë ato. Fundja, jeta nuk mund të kalohet i vetëm.

– Ji i fortë, por edhe i butë në të njëjtën kohë. Sipas vendit dhe kuvendi, thotë populli. Në çdo situatë me personat që nuk i njohim mirë, duhet të tregojmë atë që “na imponohet” prej personave përreth. Ndërsa me personat që njohim dhe kemi afrimitet, duhet ta lëshojmë edhe ndonjëherë veten dhe t’i shprehim hapur ato që ndiejmë.

– Duhet t’i bësh lule dhe dhurata të ndryshme të dashurës tënde. Edhe vajzat duhet t’i surprizojnë djemtë që kanë në krahë, në çdo moment. Janë fjalë të kota ato që pohojnë se djemve nuk u pëlqejnë surprizat, apo dhuratat. Edhe ata janë njerëz dhe i pëlqejnë, ndaj duhet ta kini parasysh këtë gjë.

Lexo po ashtu:  Lapsi dhe goma - Ky dialog imagjinar i dedikohet prindërve dhe fëmijëve…

– Mëso të falësh. Dua të citoj sërish një thënie të popullit “Të gabosh është njerëzore, të falësh është hyjnore”. Çdokush prej nesh gabon dhe ka nevojë të jetë i falur prej të tjerëve. Zoti na thotë të falim edhe armikun, jo më mikun, ndaj kurajo dhe fal duke harruar. Një falje pa e harruar atë që ndodhi, nuk është falje.

– Kujtohu për prindërit e tu. Është bërë zakon që kur fëmijët dalin në jetë, i harrojnë sadopak prindërit, por kjo nuk është normale. Prindërit nuk janë aty vetëm për të pritur lekë prej teje në raste nevoje, apo në raste festash. Ata kanë nevojë edhe të flasin me ju, të dëgjojnë zërin tuaj, ndaj mundohuni t’i telefononi sa më shpesh dhe të flisni me ta. Mos harroni se prindërit do të jenë përherë këshilluesit e tu më të mirë. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *