Reshje të mëdha në Japoninë jugore kanë shkaktuar vërshime dhe rrëshqitje balte të shtunën, duke shkaktuar vdekjen e dhjetëra njerëzve, me dhjetëra të zhdukur, dhe ngujimin e shumë tjerëve nëpër kulme duke pritur shpëtimin, kanë thënë zyrtarët.

Më shumë se 75,000 banorë të rajoneve Kumamoto dhe Kagoshima u këshilluan të evakuojnë vendin për shkak të shirave të furishëm gjatë natës. Evakuimi nuk ishte i detyrueshëm dhe nuk dihet se sa persona në fakt kanë ikur.

Xhirime nga televizioni NHK i Japonisë tregoi pjesë të mëdha të qytetit Hitoyosi të mbytura në ujëra me baltë të cilat gufuan nga Lumi Kuma, raporton AP.

Rrëshqitjet e baltës goditën shtëpitë dhe ujërat e vërshimit shkëputën drunjtë. Shumë njerëz dolën në kulmet e tyre duke pritur ekipet shpëtimtare.

Vërshimet gjithashtu shkëputën energjinë elektrike dhe linjat e komunikimit. Afro 8,000 shtëpi në Kumamoto dhe Kagoshima kishin mbetur pa rrymë, transmeton KOHA.

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, e themeloi një ekip për të zgjidhur situatën dhe tha se ka mobilizuar 10,000 ushtarë për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit.

Lexo po ashtu:  Edhe lideri serb, Milorad Dodik, nën sanksione të SHBA-së

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *