Tani pas fitores se Joe Biden, si president i ri i SHBA-ve, të krijohet përshtypja që të gjithë kanē qēnë kundër Trump-it kudo që ka shqiptarë. Në të vertet nuk është ashtu, kujton MekuliPress, dhe për këtë ka shkruar aktori dhe producenti që jeton dhe vepron në Amerikë.

Më poshtë postimi i z. Abazi i  datës 24 tetor 2020

Avni Abazi

Ndaleshim para ekranit duke degjuar politikanët dhe mundoheshim me kuptu pse populli e voton një si atë apo këtë?! Pysja vetën po një gomar si ky si merr vota? Silleshim e pshtilleshim dhe kurr nuk dinim mi ra ne fije kësaj pune! Për një moment i thoja vetes: “ky nuk merr vota” sepse nuk tha asgje, ose edhe atë që e tha ishte shumë keq e artikuluar ose e luluar me plot rrena. Zakonishtë debatët me të nxehta beheshin rreth ndonjë xhytyrymi që vertet nuk e meritonte të ishte në lista zgjedhore, dhe si zakonishtë unë veja bastin se ky “Filon Fostek” kurr s’do marr mbeshtetje në popull! Fatkeqsishte humbisja se pikrishte ata që unë nuk besoja që fitojnë, pa pritë e befasishte i shikoja nē parlament duke “belbezuar” rrallë, shumë rrallë…

Lexo po ashtu:  101 vjet nga vdekja e Ismail Qemalit

Kurr s’do e besoja që kësisoj do ndodhte edhe në Amerike dhe s’ma ka marr mendja që këtë dileme se pse shqiptari e voton gomarin do ta zgjidhja në Amerikë. Pra, pse vjen dita e shqiptari të thotë “jam republikan” e do e votoj Trump-in, kurr s’e kam bërë mënd. Prit pak: a nuk është biznesmen Trump? Pyesja! Sepse në shqiptarët nuk kemi problem me republikan, po Trump-in se duam, dhe lidhje me Rrepublikanizem Trump-i s’ka… Po jo, e vertet që Trump nuk është politikan, me thonin, po Republikanët e kanë nominuar… dhe keshtu fillonte debati.

Si me humor pyesja: E ke votu Ramiz Elkosin në Kosovë që me votu Trump-in në Amerika? A si qendron puna? Si po e krahason atë me Trump-in me thotë? E unë me plot krenari ju them, realisht në mes te Ramizit dhe Donald-it megjithate do e zgjidhja Ramizin! Se ështe i jemi… Pastaj mar edhe shembuj tjere eklatant si P.Sh Lladrovcin ose edhe naj figurë tjeter për ta krahasuar më Trump-in, dhe gjithmonë argumentoj që prap se prap ma i mire një gomar i yti se i huaji.

Lexo po ashtu:  Facebook bën atë që përdoruesit kanë pasur nevojë me Messenger

Për çudi gjithmone e fitoj debatin, po për sherr e për dreq s’ka kush që i detyron të pranojnë që votoj këtë politikan në Kosove sepse i ngjan Trump-it, prandaj do e votoj edhe Trump-in këtu në Amerike. Biseda ngritet për nga niveli dhe si për çudi e befasi kalojme tek liderët e Kosovës. Po, pse i sjell në diskutim ju thëm, pasi që u distancove nga shumica prej atyre që vinë nga bota e biznesit dhe e parase, prej nga vjen edhe Trump-i. Jo me thonë, nuk është e njëjta gjë! Jo andej e jo kendej, në fund del se mbeshtetësit e Trump-it kryesishte janë mbeshtetsit e PDKs dhe LDK-s. Biseda acarohet dhe unë emocionalishte përplas fisheket e fundit, duke treguar pikat e marrveshjës me ç’rast argumentoj që asnjëra nga to nuk është në favor të Kosovës, përjashtu ndoshta njohjën nga Izraeli, e cila defakto nuk ka ndodhur ënde zyrtarisht, dhe për të shtuar argumentet tjera siç janë, Trump ka emruar dy Serb në ekipën mbi Ballkanin, na ka quajtur vend musliman etje etje. Për një çast bashkëbiseduesi më kunder-përplas fytres një të vertete: “Po ti je vend musliman”, pse të pengon kjo? A po e sheh se ti e mohon fene tande… E unë i shkreti për disa sekonda ngelem pa fjalë, për ta rrimarrë veten duke I thënë: Pse nuk thonë Italia vend I katalikve, ose Gjemania vend i të krishtereve? Ose Anglia vend i Protestantve? Po thonë Italia e italianve, Gjermania e gjermaneve e Anglia e Anglezve… Edhe ne jemi Kosova e shqipetarve. Hajt se ka mu ba mirë më thotê dhe përshendetemi e tu u nda I tham: Marre me jetu në Amerike e mos me votu atë qē na ka sjell lirinë në Kosove. Boll kemi votu budall sa jemi kane atje e s’ban mu friksu nga Biden se t’jesh I bindiun ma mire ki me kan I trajtum edhe ti si Shqiptar, sepse sa do i dishem të jetë ai qe fiton pushtetin në Kosove Biden dhe administrata e tij nuk e rrezon.

Lexo po ashtu:  Microsoft rrëzon botnetin masiv pas 8 vitesh planifikim
Në token e demokracise, në vëndin e lirisē, për here të pare pas 20 viteve nga lufta e Kosovës, kam kuptuar pse shqiptarët i votojne analfabet, idiotet, plaqkitesit dhe pse kjo nominklature e pa dishme udheheq Kosovën pas kaq shumë kohësh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *