Diaspora kërkon ndihmë nga gazetari i evaluar Valon Syla

Edita Mekuli, Oslo*

I nderuari gazetar i evaluar, Valon Syla

Ne Diaspora e viteve të 60- ta, 90- ta dhe të 2000-tës kërkojmë ndihmë nga ti. Si gazetar i evalum i universiteteve private prestiogje të Kosovës që jeni, vite me radhë jeni marrë me hulumtime sociologjike, antroplogjike, psikologjike etj., etj.,  pra duke u specializuar në çështjen e diasporës. Këtë e kuptuam nga videoja e juaj më poshtë. Si rrjedhojë, duke u bazuar në statistikat shumëvjeçare që ju i keni kry, duke jetu me vite të tëra afër «natives», d.m.th ngatë neve diasporës, keni ardhë në përfundim se ne jemi analfabetë. Ne komplet! Gjyshërit tanë, prindërit tanë, na vetë e plus fëmiët tanë. Këtë pra ti se ke shpikë, por po bazoheni në shkencë.

Si antropolog i dëshmuar që je, bash ja ke qëllu. Ne diaspora shumë u gëzum, që më në fund e gjetëm njeriun e duhur, shpresën e diasporës për me na ndihmu.

Shkollat në Kosovë, n]vakt tonin skanë qenë aq të evalume, tash këtu në Norvegji, Angli, Gjermani e Amerikë  që mo hiq, kështu që ne qytetarët, e besa edhe katunartë e diasporës kemi vendosë m]u shkollu e me ndrru lifestyl-in:

Lexo po ashtu:  Mentaliteti jonë - Ne e kemi pranuar që jemi të pafuqishëm dhe të parëndësishëm. Shpresat janë deponuar te i fuqishmi apo mbrojtësi jonë që konsiderohet të jetë Amerika me disa shtete tjera.

E para: Masi as anglishtën, as gjermanishtën e as norvegjishtën s’po na rrokë, kemi vendosë me m’su sërbishtën. Meqenëse e ke gjuhë të nënës, na kemi vendosë ty me të angazhu si m’susin tonë. S’ka ktu koment, kërkush nuk është ma kompetent me ta mësu një gjuhë të huj, sesa një «native speaker».

E dyta: Kur po çkepim pare në Kosovë, jo rrallë po i përzijmë pesëshin, pesëdhjetëshin edhe pesëqindshin. A ka mundësi edhe një kurs të evalum të matematikës për neve shqiptarët e diasporës?

E treta: A ki farë recepti për një lifestyle të evalum, se na mytën flijat, pitet e kaçamaku.

Na pare me t’pagu, plus edhe ty, skemi, se krejtë me ndihma sociale jemi, kështu që  nëse na ndihmon ke dhuratë prej neve diasporës:
a) një pulë të pjekne,
b) tri vo të zime të katunit edhe
c) 20 mark.
Plus edhe kerin kena me ta la.

Të fala nga diaspora

Cmok cmok, të duam shumë i evaluar, Valon! /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

*Mësimdhënëse e gjuhës gjermane në Oslo,
– Universiteti Heidelberg, Gjermani

Lexo po ashtu:  Në lidhje me provokimet e njerëzve të Vuçiçit në veri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *