Gazeta gjermane “Die Welt” shkruan se presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan ka synuar të provokonte një incident të rëndë me Greqinë në Mesdheun Lindor me synim mbijetesën e vet politike. Në raportimin e vet të titulluar, “Lufta e llogaritur e Erdoganit”, gazeta shkruan se Erdogan u ka kërkuar gjeneralëve të vet të mbysin një anije greke, por pa shkaktuar viktima. Ky propozim është refuzuar nga gjeneralët turq, të cilët po sipas kësaj gazete kanë refuzuar edhe të rrëzojnë një avion gjuajtës grek, që në të njëjtin skenar do të provokonte incident, por mund të shpëtonte duke përdorur katapultën.

Lajmi vjen ndërkohë që sot është njoftuar se SHBA ka vendosur të heqë pjesërisht embargon e armëve ndaj Qipros, duke hapur rrugë për furnizime ushtarake për një vit, me të drejtë zgjatjeje afati. Megjithatë zyrtarët amerikanë janë kujdesuar të sqarojnë se heqja e embargos nuk lidhet me situatën e fundit në Mesdheun Lindor, çka implikon drejtpërdrejt një mesazh për palën e acaruar turke.

Lexo po ashtu:  Meta paralajmëron firmosjen e dekretit për shpërndarjen e parlamentit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *