Të famshëm, ndikuesit e medieve sociale dhe jo vetëm po flasin të gjithë për një temë: dieta 16:8 një formë agjërimi me ndërprerje të njohur edhe si dieta 8- orëshe. Ideja kryesore e këtij regjimi është të ngrënit ushqim  për 8 orë e 16 orët e mbetura të ditë-natës të mos fusni asgjë në gojë. Ky regjim ndihmon procesin e humbjes së peshës e deri tek ulja e rrezikut të sëmundjeve kronike.

E ngjashme me dietën 5:2 e ndjekur nga Jimmy Kimmel, ku hani çdo gjë që dëshironi pesë ditë në javë dhe konsumoni vetëm 500 kalori ose më pak në dy ditët e tjera, dhe dieta për të cilën po flasim është një formë e modifikuar e agjërimit.

Në dietën 16: 8, ju konsumoni çfarëdolloj ushqimi për 8 orë dhe pjesën tjetër të mbëtur kufizoheni vetëm në ushqim pasi pijet janë të lejueshme (rekomandohen ato pa sheqer të shtuar)

Asnjë ushqim nuk është i përjashtuar gjatë asaj kohe, por disa njerëz për të marrë përfitimet maksimale kufizohen në zgjedhjet e tyre.

Lexo po ashtu:  Tre të pavërteta të mëdha, që duhet të mos ua themi më fëmijëve

Ky regjim mbështetet në konceptin se agjërimi redukton stresin oksidativ në trup, gjë që mund të zvogëlojë inflamimin dhe rrezikun e sëmundjeve kronike.

Megjithatë ky lloj agjërimin ndikon në rritjen e kolesterolit LDL (lloji “i keq”). Agjërimi i vazhdueshëm mund t’ju bëjë të ndiheni të trullosur e përkundër faktit që shumica e entuziastëve të dietës 16: 8 pinë ujë gjatë periudhave të agjërimit, mund të mos jetë e mjaftueshme. E rëndësishme është të merrni të gjitha vlerat ushqyese për të cilat trupi ka nevojë dhe të dini se dieta duhet t’ju shndërrohet në një regjim të shëndetshëm ushqimor.

/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *