Sëmundjet kardiovaskulare janë përgjegjëse për më shumë se 30% të numrit total të vdekjeve anë e mbanë botës, dhe çdo vit më shumë e më shumë njerëz po diagnostikohen me sëmundje të tilla. Në vitin 2015, më shumë se 85% milionë njerëz në Evropë kanë qenë duke jetuar me sëmundje kardiovaskulare.

Ndonëse numri total i njerëzve që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare është në rritje, numri i atyre që vdesin nga zemra është në zvogëlim. Kjo për shkak se opsionet e trajtimeve, kujdesi kualitativ dhe qasja në kujdes shëndetësor është përmirësuar dukshëm qysh prej mesit të shekullit të kaluar.

Megjithëse kjo padyshim se është shenjë e mirë, prapëseprapë shumë njerëz janë duke jetuar me sëmundje kardiovaskulare – gjë e cila ndikon në kualitetin e jetës dhe i rrezikon pacientët nga vdekja e papritur.

Parandalimi i këtyre sëmundjeve përfshin inkurajimin e njerëzve për të ngrënë një dietë më të shëndetshme, për tu marrë me ushtrime fizike dhe për ta ndaluar duhanin. Që të tri këto ofrojnë shumë përfitime shëndetësore – duke filluar nga zvogëlimi i rrezikut të shumë sëmundjeve e deri te përmirësimi i kualitetit të jetës.

Lexo po ashtu:  Cilat janë 10 ushqimet që përmirësojnë humorin tuaj në mënyrë të ndjeshme dhe forcojnë mendjen

Dietat për një zemër të shëndetshme

Për shumë njerëz që ballafaqohen me sëmundje kardiovaskulare, dieta është një prej gjërave të para që ata kujdesen. Ka një numër të madh të dietave të shëndetshme në dispozicion – shumica prej tyre ndërlidhen me regjione apo shtete, siç është Nordiku i Ri – që promovon konsumimin e rrënjëve të perimeve, lakrës, mollëve, peshkut, etj. – dieta Japoneze – që këshillon konsumimin e orizit, perimeve, peshkut, mishit – dhe pastaj e kemi dietën Mesdhetare.

Dieta Mesdhetare është dietë e balancuar mirë, e cila promovon konsumimin e pemëve dhe perimeve, gjithashtu peshkun, vajin e ullirit, verën e kuqe, mishrat pa dhjamë, produktet arrore dhe produktet e bulmetit me pak yndyrë.

Kjo dietë është njohur qysh prej viteve të fundit të 1950’ta dhe ofron efekte mbrojtëse për zemrën.

Në mesin e shumë dietave në dispozicion, cila është më e mira për shëndetin e zemrës?

Ekspertët shëndetësorë kanë analizuar efektet e shumë dietave që janë në dispozicion për momentin dhe në efektet kardiovaskulare që ato i ofrojnë – qoftë në periudhë afatshkurtër apo afatgjatë.

Lexo po ashtu:  Zbulohet shkaku i mpiksjes së gjakut te pacientët me Covid-19

Në studimin e fundit, zbulimet e tyre kanë sugjeruar se, të paktën në periudhë afatshkurtër, dieta Mesdhetare e përmirëson dukshëm disponueshmërinë e oksidit nitrik në venat dhe arteret tona – i cili është shumë i rëndësishëm për ta mirëmbajtur shëndetin e mirë të sistemit vaskular. Oksidi nitrik ndikohet shumë nga procesi i plakjes dhe ndërlidhet fuqishëm me zhvillimin e sëmundjeve kardiometabolike. Andaj, rritja e disponueshmërisë së këtij oksidi padyshim se është lajm i mirë.

Sa i përket niveleve të kolesterolit, studimet sugjerojnë se dieta vegane i ofron efektet më të mira – por, në anën tjetër, pjesëmarrësit që ndjekin dietë vegane fatkeqësisht kanë reduktim të numrit të mikronutrientëve të rëndësishëm, siç është vitamina B12 dhe jodi.

Ky është zbulim paksa serioz, pasi që mikronutrientët janë vitamine dhe minerale të cilat u nevojiten trupit në sasi të vogla për të funksionuar mirë, ndërkaq mungesa e jodit dhe vitaminës B12 paraqet rrezik serioz të shëndetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *