Nëse doni që të kujdeseni për shëndetin seksual tuaj dhe të fëmijëve tuaj është e rëndësishme të kuptoni dallimin midis seksit, seksualitetit dhe shëndetit seksual. Ndonëse këto terma shpesh keqpërdoren, seksi është një pjesë e vogël e seksualitetit të një personi.

Seks

Seksi përcakton karakteristikat biologjike që identifikojnë gjininë seksuale të një personi që në lindje. Pra mashkull apo femër, ose ndryshime biologjike si penisi apo mitra. Ky term shpesh përdoret për të nënkuptuar “aktivitet seksual” ose “ marrëdhënie seksuale”. Është shumë e rëndësishme që të përdorim terminologjinë e duhur për të mos cënuar komunikimin. Kur përdorim termin “seks” flasim për meshkuj dhe femra, ndërsa kur përdorim fjalët “ marrëdhënie seksuale” nënkuptojmë sjellje si puthje, prekje apo përkedhelje.

Seksualizëm apo seksualitet

Seksualiteti është një pjesë e rëndësishme dhe qëndrore e çdo qënieje njerëzore. Seksualiteti i një personi përfshin çdo gjë, që nga gjinia e tyre biologjike, identiteti gjinor, orientimi seksualhttps://tabu.al/identiteti-seksual-hajde-ta-shpjegojme/, deri te shtatzania dhe riprodhimi. Ndërkohë që seksualiteti përfshin shumë dimensione, nuk është e thënë që të gjitha këto të kanalizohen ose shprehehen. Seksualiteti ynë ndikohet nga ndërverprimi i faktorëve biologjik, social, ekonomik, politik, kulturor, etik, ligjor, historik, fetar dhe shpirteror.
Si edukatorë, prindër, miq e mikesha duhet t’i mësojmë fëmijëve njohuri sidomos mbi shëndetin seksual dhe jo vetëm për seksin apo marrëdhënien seksuale. Shëndeti seksual përfshin informacione mbi higjenën personale, marrëdhëniet e shëndosha, seksualitetin, miratimin, shendetin mendor, pëlqimin, etj.
Shëndeti seksual

Shëndeti seksual i një personi përfshin mirëqënien e tyre fizike dhe mendore, emocionale dhe sociale. Kujdesi për shëndetin tuaj seksual është pjesë e rëndësishem dhe pandashme e shëndetit dhe mirëqënies tuaj.

Lexo po ashtu:  Sa shpesh ndodh që njerëzit të varrosen kur janë ende gjallë?

Mësimdhënia e shëndetit seksual do të thotë të sigurohemi që fëmija juaj ka njohuri, aftësi për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe të tjerëve, sot dhe mot.

Zhaklin Lekatari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *