Berlini zyrtar sapo ka marrë presidencën 6-mujore të BE-së, dhe ndër prioritetet e shpalosur Merkel ka cituar pikërisht rrugëtimin europian të Tiranës dhe Shkupit. Por në deklaratat e saj ka bërë përshtypje diferenca midis hapjes së negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Gjatë prezantimit të prioriteteve të presidencës gjermane në Parlamentin Europian, kancerlarja gjermane i është referuar mundësimit të mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare me të dyja vendet si objektiv gjatë këtij gjashtëmujori.

Por ndryshe nga Maqedonia e Veriut, teksa i është referuar kësaj etape me Shqipërinë, Merkel ka artikuluar ‘dhe ndoshta Shqipërisë”.

‘Një nga tre objektivat e politikës së jashtme gjatë presidencës tonë ka të bëjë me Ballkanin Perëndimor. Lidhur me konferencat e anëtarësimit, ne duhet të angazhohemi në negociata të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe ndoshta me Shqipërinë, si dhe progresin për Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që të ofrojmë një perspektivë anëtarësimi’, tha Merkel. Por më shumë detaje se përse në fjalën e kancelares Shqipëria lihej me ndoshta ndërsa Maqedonia shqiptihej në menyrë afirmative ka dhënë përfaqësuesi i Gjermanisë në Tiranë.

Lexo po ashtu:  Koronavirusi tmerron botën/ Mesazhi i fortë i Merkel: Nuk më intereson më buxheti i shtetit, por shëndeti i njerëzve

Ambasadori Peter Zingraf i cili ka treguar edhe herë të tjera se nuk i pëlqen gjuha e drunjtë diplomatike folur për Dë duke bërë tre vëejtje kryesore. Ai ka thënë se konsensusi i arritur në Këshillin Politik si kusht per përparimin drejt BE  ende nuk është përmbyllur.

Ai ka kujtuar jo pa qëllim edhe problemet me vjedhjen e votes: “Në të njëjtën kohë rëndësi ka edhe progresi që do të bëhet në sqarimin e akuzave për mashtrim zgjedhor dhe blerje votash në zgjedhjet e kaluara”. Së treti ai ka nënvizuar ngritjen e Gjykatës kushtetuese jo sipas orekseve te qeverisë por sipas rekomandimeve te Komisionit të Venecias.

Në fakt këto me sa duket janë kushtet imediate pasi Shqipëria ka 15 kushte në total dhe që të ulet në Konferencën e parë ndërqeveritare me BE duhet të plotësojë disa prej tyre. Merkel ishte një nga iniciatoret që në tetor të vitit të kaluar që të hapeshin negociatat me Shqipërinë, dhe Bundestagu miratoi rezolutën me 9 kushte, kurse në mars Këshilli Europian i çoi në 15. Pikërisht për këtë kancelarja na diferencoi me një “Ndoshta” nga Maqedonia.

Lexo po ashtu:  Komisioni Evropian, thirrje shteteve anëtare: Nisni vaksinimin e popullsisë kundër gripit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *