Balona me ajër, që konotonte flamurin e një shteti antishqiptar, që u vendos gjatë ditës së sotme në hyrje të qytetit të Pejës, (hyrje – dalja në rrugën Pejë-Prishtinë), është shkatërruar nga zjarri gjatë orëve të mbrëmjes.

Balona në fjalë, dhuratë nga një pilot francez, zgjoi debat tërë ditor rreth ngjyrave të tij që ta kujtonin flamurin e shtetit të – ish Jugosllavisë.

Lajmin e ka konfirmuar Veton Elshani, zëvendësrejtor i Policisë Rajonale të Pejës, për “RADIO 1”.

“Pas orës 22:00 kemi pranuar informacion për një zjarr në hyrje-daljen e Pejë-Prishtinë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Kemi konstatuar se balona me ajër është kapluar nga zjarri. Kemi ftuar brigadën e zjarrfikësve dhe ekspertin e zjarreve. Tani hetimet do të zbardhin rastin. Tash për tash nuk e dimë se si ka ardhur deri tek flakët. Ka mundësi që motori i balonës ka marrë flakë, ka mundësi që të ketë tjetër shkaktarë, kjo i takon ekspertëve”, deklaroi Elshani.

Lexo po ashtu:  Populli që tradhton më shumë në Europë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *