Një frazë që shumë njerëzve u vjen në mendje, veçanërisht atyre që kanë ndeshur në shprehjet më të këqija të qenies njerëzore: zilinë dhe xhelozinë.

Një fjalë e urtë e njohur thotë:

“Nga miqtë më ruaj o Zot, se nga armiqtë ruhem vetë” dhe ai që përkufizohet si zjarr miqësor, është një nga situatat më delikate dhe të rrezikshme me të cilat hasen shumë njerëz gjatë udhëtimit të tyre.

Zilia është e rrezikshme, është një gjendje shpirtërore plot ligësi, zemërim.

Një ndjenjë qëllimi i së cilës nuk është të kundërveprojë, sa se të heqë, të prishë. Gjeneron urrejtje, sugjeron ligësi ndaj personit që bëhet objekt kësaj zilie.

Mund të jetë një emocion, domethënë “shtrëngimi” i ndjerë kur dikush mëson se një tjetër e ka kaluar, ose mund të bëhet një ndjenjë e qëndrueshme: një gjendje ligësie dhe pamjaftueshmërie, me keqdashje ndaj tjetrit.

Po flasim për diçka që nuk ka asnjë lidhje me shtytjen “e shëndetshme” që ndodh kur një konkurrent ose koleg i punës arrin rezultate më të mira. Pra, ai që mund të konsiderohet një motivim për të bërë më shumë, për t’u angazhuar më shumë.

Lexo po ashtu:  20 thënie nga urtësia kineze!

Reagimi spontan, i menjëhershëm që na mbërthen kur mësojmë se jemi objekt i zilisë dhe poshtërsisë, është që ta përballojmë me gjoks këtë situatë.

Ajo na shtyn drejt një stuhie plot zemërim dhe dëshire për drejtësi.

Ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos biem në një kurth tjetër. Përpjekja për të marrë drejtësi, duke debatuar me njerëz të këtij niveli, rrezikon të jetë e padobishme, pasi ata përdorin fshehjen dhe keqdashjen dhe nuk ka gjasa të ofrohen për konfrontim të drejtpërdrejtë.

Reagimi i parë i njerëzve me këtë nivel të keqdashësisë, është ai i shfaqjes si të indinjuar përballë shpërthimit të personit të dëmtuar, për të treguar thuajse afërsi dhe solidaritet.

Sjellja e tyre bazohet saktësisht në gënjeshtra dhe mashtrime të vazhdueshme. Prandaj, këshillat më të mira janë pastrimi, përfundimisht dhe largimi i këtij lloji të njerëzve pa rezerva.

Ka të bëjë me mirëqenien e brendshme, qetësinë, madje edhe shëndetin tuaj.

Ata që hasin në përvoja si këto duhet që, me qetësimin e ujërave të bëjnë një reflektim mbi jetën dhe qëllimet e tyre.

Lexo po ashtu:  Ja disa shenja të qarta të një jete të suksesshme, që nuk kanë të bëjnë fare me paratë apo famën

Kërkimi i suksesit dhe konsensusi me çdo kusht ju ekspozon ndaj ndjenjave si zilia dhe ligësia, që i shohim çdo ditë.

Nuk do të thotë të heqësh dorë nga jeta e një personi ose të braktisësh një rrugë që e ke ndjekur për ca kohë, mbase edhe rezultat i viteve të studimit dhe angazhimit, por të mos e bazosh   vetëm në konceptin e suksesit në fushën sociale dhe të punës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *