Qeveria e re malazeze do të udhëhiqet nga Zdravko Krivokapiç.

Është bërë e ditur se Qeveria  e re malazeze do të udhëhiqet nga Zdravko Krivokapiç, kështu deklaron e përditshmja, “Novosti”, e cila ka zbuluar dhe emrat e disa prej emrave të mundshëm të kabinetit qeveritar.

I konsideruar si guri kyç i koalicionit qeveritar të opozitës, kreu i platformës “E Zeza në të bardhë”, Dritan Abazoviç pritet të marrë drejtimin e Ministrisë së Jashtme.

“Novosti” mes të tjerash shkruan se Abazoviç ka luajtur një rol vendimtar dhe ka qenë përcaktues edhe në programin dhe detyrat e Qeverisë së re, duke mbajtur në fokus Kosovën dhe mosprekjen e njohjes së saj.

Tashmë diplomacia ballkanase pritet që të flasë shqip, pasi edhe në Maqedoninë e Veriut Ministër i Jashtëm është një shqiptar, Bujar Osmani

Lexo po ashtu:  Një CD e hedhur nxjerr foto të reja të 11 Shtatorit (FOTO)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *