Që përpara se të merrte detyrën, Presidenti Donald Trump i tronditi kryeqytetet e huaja. Ai mori një telefonatë nga presidenti i Taivanit në dhjetor, duke thyer disa dekada precedent. Akuzoi Gjermaninë se po zhvat SHBA. Tha se Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut është “e vjetëruar”.

Siç kishte përsëritur shpesh gjatë fushatës, Trumpi e tërhoqi SHBA nga Partneriteti i Trans-Paqësorit. Kryeministri japonez, Shinzo Abe i quajti “të kota” përpjekjet për të vazhduar me paktin, pa SHBA. Abe ishte i pari udhëheqës i huaj, me të cilin Trumpi u takua pas zgjedhjeve, dhe më pas në shkurt, presidenti ftoi Aben që të qëndronte në pronën e tij në Florida, një gjest që sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë e përshkroi si “dhuratë”. Trumpi tha se SHBA do të kërkojë marrëveshje të reja me Japoninë, që të jenë “të lira, të drejta dhe reciproke”.

Në janar, Trumpi autorizoi operacionin e parë antiterrorizëm të Shteteve të Bashkuara në terren në Jemen, që nga dhjetori i vitit 2014. Mes viktimave, një Navy SEAL dhe vajza 8-vjeçare e Anvar al-Avlakit, qytetari amerikan dhe lideri i Al-Qaedas, vrarë në një sulm me dron në vitin 2011. Menjëherë pas kësaj, qeveria e Jemenit, e cila është përfshirë në një luftë civile me rebelët Houthi, dhe e cila gëzon mbështetjen e aleates së SHBA, Arabisë Saudite, thuhet se tërhoqi lejen për sulme të tilla.

Lexo po ashtu:  Në Ballkan mungon sërish Europa

Diplomacia e çrregullt e Trumpit nuk ka qenë e kufizuar në Azi dhe botën arabe. Fokusi i tij mbi kufizimin e hyrjes në SH.B.A. ishte shkaku i një telefonate të tensionuar me kryeministrin australian, Malcolm Turnbull. Trumpi ishte shumë i pakënaqur për një marrëveshje që detyronte SHBA të pranonte rreth 1.500 azilkërkues, që kishin ardhur me anije. Australia kishte refuzuar që të lejonte strehimin e grupit atje, dhe azilkërkuesit kishin refuzuar të vendoseshin në Papua Guinea e Re apo Kamboxhia. Trumpi thuhet se bëri të ditur që SHBA synon ta respektojë angazhimin, por vuri në pikëpyetje urtësinë e marrëveshjes; ai e përfundoi telefonatën papritur dhe me nervozizëm.

Më pas ishte telefonata me presidentin meksikan, Enrique Peña Nieto, që mundet ose nuk mundet të ketë përfshirë edhe një plan për të dërguar forca të armatosura të SHBA në të gjithë kufirin jugor të vendit, për të luftuar kartelet e drogës. (Më pas SHBA këmbënguli se Trumpi thjeshtë po bënte shaka). Gjatë fushatës, Trumpi u zotua të ndalë dërgimin nga meksika të “njerëzve të këqinj” në SHBA.

Lexo po ashtu:  Kokëdhima: Edi Rama është dështim total, e gjithë jeta e tij në politikë është një gënjeshtër

Telefonata e parë e presidentit të ri me atë kinez, ku Trumpi përsëriti pranimin e politikës së Një Kine, që përjashton marrëdhëniet zyrtare me qeverinë në Taivan, shkoi shumë më fjollë. /Nga Ed Krajevski/ Reason /

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *