Diplomati gjerman, Boris Ruge, i ka dhënë mbështetje letrës së Kryesuesit të Politikës së Jashtme të Kongresit Amerikan, Eliot Engel, drejtuar Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo.

“Argumente me rëndësi nga Eliot Engel dhe Senatori Mendez mbi nevojën për një koordinim më të ngushtë në mes të SHBA-së dhe Evropës në përpjekjet lidhur me Kosovën dhe nevojën që SHBA të ketë qasje të balancuar karshi Prishtinës dhe Beogradit”, ka shkruar Ruge në Twitter.

Engel bashkë me Mendez iu kanë drejtuar me një letër Pompoes ditë më parë në ditën shprehet shqetësimi i tyre siç thuhet mbi taktikat e rënda të Administratës ndaj Kosovës dhe anashkalimin e përpjekjeve të Serbisë për çnjohje dhe lidhjet e saj me Rusinë.

Lexo po ashtu:  Qeveria e Kosovës merr vendim e madh, paga minimale rritet në 250 euro

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *