Jo, jo dhe jo. Çfarë ka në një “jo”? Një privim, një ndalim, një mohim. Kur zgjedhim t’i themi jo fëmijëve tanë, ne menjëherë ndihemi pak fajtorë, sikur kjo të na katapultonte në gabim.

Nga ana tjetër, t’i rezistojmë kapriçove ose fytyrave të mërzitura të fëmijëve tanë, nuk është gjithmonë e lehtë, përkundrazi, kjo është një betejë e përditshme, por duhet ta luftosh me racionalitet dhe vendomëri. Po, duke e privuar fëmijën nga diçka mund të duket fillimisht një gjë e “keqe”, por në një afat të gjatë, do të kuptoni se “jo” i shërben rritjes dhe formimit të karakterit të fëmijës.

Fëmijët nuk duhet të jenë gjithmonë të kënaqur, nuk ka asgjë më të gabuar: në këtë mënyrë ju jeni duke i dhënë pa dashur një vizion të shtrembëruar të jetës ku çdo gjë është e thjeshtë dhe lehtësisht e arritshme. Jeta nuk është kështu, jashtë shtëpisë, kur ata kanë përvojat e tyre të para në botën e jashtme, do të kuptojnë se jeta mun d të ketë edhe “Jo”, dhe nuk mund të bëjnë gjithmonë atë që dëshirojnë. Nëse fëmija nuk është mësuar me këtë, atëherë mund të mbetet i frikësuar dhe të mbyllet në vetvete, duke u bërë më të turpshëm dhe të mbyllur.

Lexo po ashtu:  Si të kujdesesh për shëndetin tënd mendor?

Në shkollë ose me miqtë e parë është e mundur që të lindin mosmarrëveshje dhe momente, kur fëmija merr një “jo” të fortë nga mësuesi. Nëse fëmija është mësuar duke u përkëdhelur, nuk do të kuptojë kuptimin e këtij privimi dhe do ta përjetojë atë në një mënyrë negative.

Kur ju mësoni fëmijët tuaj se diçka nuk mund të bëhet ose nuk lejohet, ju sugjeroni në mënyrë implicite se si të përballen me situata të vështira: duke kërkuar ndihmë. Kur gjejmë një derë të mbyllur para nesh, ne jemi më të prirur për të gjetur një zgjidhje alternative, për të punuar vetë, për të stimuluar kreativitetin dhe, nëse asnjë nga këto opsione nuk çon në një zgjidhje fituese, kërkojmë ndihmë.

Fëmija që mund të kuptojë kur ka nevojë për një dorë shtesë për të zgjidhur një problem menjëherë bëhet më i ndjeshëm. Empatia vjen nga ndjenja e vënies së vetes në dispozicion të të afërmve në vështirësi, duke kuptuar nevojat e tyre dhe duke ndier emocionet e tyre.

Lexo po ashtu:  Puçrrat në vijën e flokëve, çfarë i shkakton dhe si t’i shmangni?

Me një fjalë, duke thënë shumë “Po”, ne bëjmë të rritet një fëmijë i përkëdhelur dhe me vese, që nuk ka ndonjë sens praktik. Me ndonjë “Jo” më shumë, fëmija jonë do të rritet i fortë dhe i vetëdijshëm për rreziqet e botës dhe do të dijë shumë mirë si t’I përballojë, duke buzëqeshur.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *