Taktika dhe sugjerime që mund të përmirësojnë kohën e kaluar mbi libra dhe t’iu ndihmojnë ju të studioni më lehtë.

Shpërndaje në kohë. Ngjeshja e të  gjithës asaj që është për t’u mësuar në një seancë të gjatë dhe rraskapitëse prej 10 orësh studimi, nuk do të japë rezultate të mëdha. Përkundrazi, më mirë të ndahet numri i faqeve për t’u studiuar në pjesë të vogla, për shembull 20 seanca të shkurtra nga 30 minuta secila, të shpërndara në harkun e një ose më shumë javëve. Truri është më i aftë në kodifikimin e informacionit në sinapse kur punon në këtë mënyrë. Për të njëjtin motiv, për të mësuar teknikat e një disipline të re, si noti, është më mirë t’i kushtohesh me durim e përpjekje konstante e të përsëritura në kohë.

Thuaju jo orëve të vona. Megjithatë një natë e kaluar mbi libra rrezikon të dëmtojë kapacitetet mnemonike dhe të përpunimit, për 4 ditët pasuese. Më mirë të organizohesh më parë dhe të vendosësh një orar ditor të paracaktuar për t’iu kushtuar studimit: truri do të mësohet lehtësisht me këtë rutinë, e cila do të lehtësojë përqendrimin.

Lexo po ashtu:  Kurrë mos dilni nga shtëpia, pa ngrënë diçka në mëngjes!

Kujdes. Rileximi disa herë i të njëjtit paragraf dhe nënvizimi i paragrafëve kyç është një teknikë e përdorur nga shumëkush. Por jo domosdoshmërish fituese: disa ekspertë besojnë se, përkundrazi, ajo është joproduktive, sepse rrezikon fokusimin e vëmendjes mbi informacione pak të përshtatshme. U duhet hapur rrugë diagrameve, skemave, vizatimeve për të sintetizuar konceptet kyçe. Funksionojnë si në orët e dedikuara studimit, edhe kur përdoren në kontekste të tjerë, si përshembull në autobus, kur jeni duke shkuar në shkollë.

Cakto një objektiv. Nuk duhet të jesh domosdoshmërish ambicioz (të mësosh të gjithë programin e Kimisë…). Kjo mund të jetë një aftësi e veçantë (të zgjidhësh ekuacionet kimike, të mësosh të zgjedhosh foljet në frëngjisht): arritja e qëllimit do të shtojë vetëvlerësimin tënd dhe do të t’i bëjë gjërat më të lehta. Ndërkohë që ndjek objektivin tënd, kujtohu: nëse nuk mundesh të shpjegosh me qartësi, nuk e ke kuptuar mjaftueshëm mirë.

Studio sikur të duhet të japësh mësim. Në disa eksperimente shkencore, u është kërkuar dy grupeve të ndryshme të studentëve, që të studionin disa pjesë të një teksti. Njërit grup iu tha që do të duhej të kalonin një provim, ndërsa tjetrit që do t’u duhej të jepnin mësim, mbi konceptet që kishin studiuar. Në rastin e dytë, hapat kyçe u memorizuan me më shumë efikasitet. Kur thirret për të dhënë mësim në fakt, truri kodifikon dhe organizon informacionin në mënyrë më të qartë e më të përputhshme.

Lexo po ashtu:  Si të keni një lëkurë të shëndetshme

Praktika nuk është kurrë e mjaftueshme. Vëru vazhdimisht në provë, edhe me provimet që të duken të ‘hershme’, ose për të cilat nuk ndihesh mjaftueshëm gati. Të gabosh do të të ndihmojë t’i vësh ‘flakën’ pikave të tua të dobëta; në gjetjen e përgjigjeve të sakta, në rritjen e vetëvlerësimit tënd, në funksion të verifikimeve, provimeve ose pyetjeve.

Zër një cep për të studiuar. Zgjidh një vend të qetë, të rregullt dhe të ndriçuar mirë, që ka gjithë sa duhet për të punuar: kur ta arrish, truri do të kuptojë, si në një efekt automatik të kushtëzuar, që është pikërisht momenti për t’u përqendruar dhe për t’iu kushtuar mësimit.

Një listë muzikore për studim? Jo me kaq nxitim. Nëse studime të shkuara kanë konstatuar që studimi me një sfond muzike klasike mund të favorizojë përqendrimin, kërkime më të fundit provojnë se të pasurit e një ritmi konstant në vesh mundet të të shkëpusë nga objektivi. Por ka një motiv tjetër për të cilin është mirë të shmangen kufjet në vesh.

Lexo po ashtu:  Fjalët e një mësuesi për nxënësit. Një mesazh i fuqishëm për jetën, që vlen ta lexoni…

Lëre smartfonin në një dhomë tjetër. Të ndenjurit vazhdimisht i lidhur që t’i përgjigjesh njoftimeve të çatit dhe të rrjeteve sociale nuk do të ta lehtësojë mësimin. Ne e dimë mirë, por sa janë ata që kujtohen ta largojnë celularin nga tryeza e punës?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *