Ah, botë e mallkuar,
E mbushur përplot me rezilë.
I miri shpon duart,
I ligu fiton trëndafilë.

***

Si shiu

Më prit se një ditë do vij,
Në shkretëtirën tėnde atje,
Do vij si një shi,
Vec pa gjëmim e rrufé.

Do vij dhe barin tënd do ta lag,
Barin e vyshkur në shpirt,
Po duhet ta dish që jam larg,
Ndaj pakëz më prit…

***

Kjo grua

Kjo grua që bie erë çokollate,
Me mua ra dikur në dashuri,
Tani jeton me burrin në pallatet,
Që ngritem vjet në bulevard të ri.

Dhe nuk e di, e lumtur është vallë ,
me burrin zemërbardhë e shtatëlartë,
Qëndroj ta përshendes, ti them ca fjalë,
Si kalimtar, si mik e shok i largët.

Por koken nuk e kthen ajo nga unë
Trak- trukun e sandaleve le pas,
Atë në djalëri e desha shumë,
Betoheshim të ishim përherë bashkë…

Por bashkë s’patëm fat të lidhnim jetën,
Se donte apartament të ri e telefona,
Unë bëja veç artikuj për gazetën,
Dhe flija redaksive në poltrona..

Lexo po ashtu:  “E vërtetë e pabesueshme/ E mbajta në krah tërë ditën/ Edhe zemër i dhashë: ‘Mbahu!’ Të nesërmen në fshat kur arritëm, U tha të tjerëve: ‘Më rrahu!’"

Por unë e di, akoma natën në ëndërr,
I shfaqem, e hap derën bojë hiri,
I shfaqem dhe i futem drejt në zemër
Megjithse pranë saj fle zemërmiri.

Kjo grua që bie era çokollate,
Që desh nga unë apartament të ri,
Tani jeton me burrin zemërbardhë,
Jeton e lumtur ?
Nuk e di !

***

“Ai kur rruhej kishte frikë,
Me gjak mos bënte briskun,
Dhe vjen një ditë e nxjerr një thikë,
Përgjak tek porta mikun.”

***

“Ja di dhembjes të gjitha shkallët,
Ja njoh peshën, artit, bukës dhe hekurit.
Por më shumë më dhemb loti i ndarjes me të gjallët
Se sa loti i ndarjes me të vdekurit.”

***

“…Në supin tim papritur erdhi të ulej një flutur,
Një sup të tillë kjo flutur c’pati që zgjodhi..?
Të thuash se ishte një sup i bukur,
Gjepura..! Kjo duhej të ndodhte dhe ndodhi….!”

Dritëro Agolli |

/MekuliPress.com/

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *