Të kujdesemi për veten tonë është një nga gjërat më të rëndësishme që ne duhet të bëjmë. Ndonjëherë, pavarësisht vëmendjes së shtuar që ne mund t’i kushtojmë shëndetit tonë, bëjmë disa veprime të dëmshme, pa e kuptuar dëmin e tyre.

Së pari, mbajtja e tështimës . Mund të mbyllet goja, apo hundët gjatë përpjekjes për të mos nxjerrë tështimën, pa e ditur se po i shkaktojmë një dëm tepër të madh organizmit tonë. Gjatë kësaj sjelljeje rritet presioni intrakranial që mund të dëmtojë masën trunore si pasojë e shtypjes së saj. Kjo mund të sjellë dhimbjen e kokës në rastin më të mirë, apo dëmtime të dëgjimit, si dhe dëmtime të enëve të gjakut me hemorragji cerebrale në rastet më të rënda.

Së dyti, hedhja e parfumit përgjatë ditës. Parfumet dihet se përmbajnë lëndë sintetike që mund të acarojnë lëkurën tonë, sytë, apo dhe të shkaktojnë përzierje. Për këtë arsye, në vend të përdorimit të tyre, sugjerohet përdorimi i vajrave natyralë, apo esencave pa substanca të dëmshme kimike, për parfumosjen e trupit tonë.

Lexo po ashtu:  Zbulimi i shkencës: Pse çokollata e zezë na bën më të lumtur

Së treti, gjumi gjatë natës. Gjumi ka një rëndësi shumë të madhë për t’u shplodhur nga gjithë aktivitetet e ditës që mund të na lodhin. Orët e tëra të gjumit gjatë natës bëjnë që ne të rifitojmë energjitë e humbura për të përballuar ditën tjetër. Përdorimi i smartphonëve përpara se të shkojmë në shtrat është ekstremisht e dëmshme për gjumin gjatë natës. Drita që vjen direkt në sytë tanë prej këtyre pajisjeve, çon në mbiprodhim të melatoninës, hormon që rregullon ciklin gjumë-zgjim. Në këtë rast, bëhet më e vështirë të na zërë gjumi, si dhe më e lehtë të zgjohemi për shkaqe nga më të ndryshme gjatë gjumit.

Së katërti, larja e dhëmbëve direkt pasi konsumojmë një vakt të caktuar. Higjiena e gojës ka një rëndësi shumë të madhe për mirëmbajtjen e dhëmbëve tanë. Rekomandohet që larja e dhëmbëve të mos bëhet menjëherë pas marrjes së ushqimit, por 30 min deri në një orë më vonë, në mënyrë që acidet të shtohen në gojë dhe të kenë mundësi të eliminohen më mirë nga pasta e dhëmbëve.

Lexo po ashtu:  Gati për plazh?! 9 gjëra praktike që mund të blesh tani që po vjen vera!

Së pesti, përdorimi i antibakterialëve. Trupi ynë është vazhdimisht në kontakt me shumë mikroorganizma të dëmshëm përgjatë ditës. Ndaj, është e rëndësishme larja e vazhdueshme e tij, si dhe dezinfektimi i duarve, me të cilat jemi në kontakt të pashmangshëm me shumë njerëz, objekte, apo ushqime. Përdorimi i antibakterialëve për pastrimin e duarve nuk sugjerohet nga ana e dermatologëve. Ata thonë se antibakterialët që mund të gjenden lehtësisht nëpër dyqane, nuk janë efikasë, madje mund të bëhen edhe vatër e mbivendosjes së një numri të madh bakteresh në duart tona.

Në fund të këtij materiali, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të ndryshojmë zakonet tona të përditshme bazuar në efektet negative që ato kanë në organizëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *