ArdaTuran do të ‘shijoj’ 30 qershorin si ditën e fundit si lojtar i Barcelonës, pasi i skadon kontrata.

Nga 1 korriku, mesfushori turk do të jetë i lirë të nënshkruajë me cilëndo skuadër që i dëshiron shërbimet e tij.

Barcelona i ka bërë me dije Turanit se nuk do të rinovojë kontratën dhe është i lirë të kërkojë klub të ri.

Turku kishte kaluar te katalunasit nga Atletico Madridi, mirëpo në gjashtë muajt e parë nuk mund të ishte në dispozicion të Luis Enriques shkaku i dënimit të klubit nga UEFA për thyerje të rregullit financiar.

Në edicionin e ri, ai kishte filluar më në fund të luante për Barcelonën, por klasin që e kishte te Rojiblancos kishte humbur tashmë.

Në vitin 2018, ishte dërguar në huazim te Istanbul Basaksehir, aty ku e përcollën shumë skandale, si kërcënim me armë dhe skandale të tjera në fushë.

Më pas ishte suspenduar nga Superliga e Turqisë dhe kishte qëndruar më shumë duke bërë skandale të tjera se sa duke u stërvitur.

Lexo po ashtu:  Merkato, Juvja përgatit blerjen e madhe

Nesër (30 qershor), Turan do të përfundojë kontratën me Barcelonën dhe ai do të detyrohet të kërkojë një skuadër në Kinë ose në Amerikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *