Adrien Rabiotkthehet sot në Itali, por mund të bashkohet me Juventus vetëm pas 14 ditësh, pas karantinës së parashikuar për ata që kthehen nga jashtë. Francezi ka kaluar izolimin në Cote D’Azur duke krijuar ndonjë pakënaqësi për zgjedhjen e bërë për tu kthyer shumë kohë pas shokëve të skuadrës. Në fakt është i parafundit, me Higuain që pritet në fundjavë: nuk ka thyer asnjë rregullore të brendshme e ndoshta për këtë i ka lejuar vetes të shpërthejë polemikat… në rrjetet sociale.

“Kur kupton që ishte dita jote e fundit e… grevës” është postimi i mbrëmjes në një story në Instagram, si për të thënë që pas një rikthimi të vonuar në krahasim me grupin nuk ka motive merkato (që megjithatë mbetet në sfond, me mundësinë e ofertave nga Premier League në fund të sezonit) ose mërzi për shkurtimin e pagave.

Në fakt, Rabiot ka zgjedhur të kthehet sapo është mësuar hapja e stërvitjeve të skuadrave nga 18 maji, edhe përse në këtë pikë do të ishte Juventus – deri tani nuk kishte vendosur deadline – që do ta grumbullonte për atë datë (duke llogaritur gjithnjë karantinën që tani do ta mbajë larg grupit deri në fund të muajit).

Lexo po ashtu:  Milik pranon transferimin në La Liga! Tani mbetet të bindet Napoli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *