Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar Shtetet e Bashkuar të Amerikës me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë.

Kurti në një postim në Twitter shkruan se Deklarata e Pavarësisë përmban një nga vizionet më të fuqishme të lirisë dhe barazisë të njohura në botë.

“Deklarata e Pavarësisë përmban një nga vizionet më të fuqishme të lirisë dhe barazisë të njohura në botë. Ai vizion – dhe vlerat e përbashkëta që ai shpreh – përbëjnë themelin e aleancës së kombeve tona. Ashtu si ai vizion është i përjetshëm, po ashtu është edhe aleanca. Gëzuar 4 Korrikun!”, shkruan Kurti.

 

Lexo po ashtu:  Gjykata Kushtetuese: Brenda 1 viti të garantohet vota e emigrantëve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *