??̈ ?????? ??????̈?!

Fotografi të tmerrshme e të përgjakshme po vërshojnë mediat sociale. Do ju kisha këshilluar që të fshini aplikacionet TikTok, Facebook dhe Instagram nga telefonat e fëmijëve tuaj. Nuk mund t’i lëmë fëmijët tanë të shohin këtë mizori brutale!

Fototgrafitë e vdekjes, masakrimet e fëmijëve, ekzekutimet dhe bombardimet masive nuk mund të kufizohen vetëm në mediat sociale izraelite, palestineze apo ukrainase. Këto video, e këto pamje të rënda, i konsumojnë edhe fëmijët shqiptarë. E kjo është shqetësuese.

Është shqetësuese sepse me mundësinë e platformave mediatike, është një iluzion të mendosh se fëmijët tanë nuk i marrin këto “lajme të forta” përmes forografive. Edhe nëse arrini të kufizoni shumë foto të forta për fëmijët tuaj, përsëri këta do të takojnë fëmijë të tjerë në shkollë, në lagje dhe në çerdhe, të cilët kanë parë shumë më tepër fotografi të tmerrit,

Pamjet që shohim sot janë shumë të frikshme; Kjo vlen për të gjithë ne, si për të rriturit ashtu edhe për fëmijët.

Lexo po ashtu:  Si të shtosh në peshë? Ja disa këshilla

??̈ ??????? ??????̈?,

A janë fëmijët t’uaj duke përdorur rrjetet sociale? Atëherë këtu janë disa këshilla që duhet t’i nderojmë, e poasaqërisht, në kohën kur ne jemi të vërshuar nga shumë foto të përgjakura e të forta të luftës:

– Tregojuni fëmijëve se ka shumë video false në rrjetet sociale.

– Fëmijët nuk duhet të ndajnë apo komentojnë video mizore e të tmershme, sepse atëherë edhe më shumë fëmijë do t’i shohin videot.

– Mësojini fëmijët të kontrollojnë algoritmet duke shtypur “nuk jam i interesuar” ose “nuk më pëlqen”.

– Njihuni me cilësimet prindërore në aplikacione, në mënyrë që të kufizoni përmbajtjen dhe t’i bëni aplikacionet më miqësore dhe të sigurta për fëmijët.

– Ju si prind mund t’i raportoni aplikacionit për përmbajtjen që tejkalon kufirin.

– Rishiko kë ndjek fëmija në aplikacione. Nëse ka përdorues individualë që ndajnë shumë foto të forta e të shëmtuara, këto mund të fshihen.

– Flisni me fëmijët për foton e lajmeve. Jini të vëmendshëm ndaj asaj që kanë mësuar fëmijët dhe përshtatni informacionin dhe faktet me moshën dhe pjekurinë e fëmijës. Kurseni atyre detajet e tmerrshme. Nëse ata kanë parë fotografi e video shqetësues në mediat sociale, është e rëndësishme që fëmijët ta përpunojnë këtë me një të rritur.

Lexo po ashtu:  Mëngjesi perfekt, sipas Dalai Lamas

– Prindërit duhet të fillojnë një diskutim me fëmijët dhe t’u thonë se nuk është mirë për shëndetin e tyre që të shikojnë foto të tmershme nga lufta.

– Tregojuni fëmijëve se mund të tremben lehtë, mund të kenë probleme me gjumin gjatë natës, mund të mendojnë shumë për këtë dhe mund të keni frikë edhe gjatë ditës.

??̈? ????, ???? ??̈ ????̈ ???̈ ???????? ? ????̈ ???? ???̈ ?????? ??? ???????????? ????????? ??̈ ?????? ???????, ???̧???̈????? ??̈? ??̈????̈? ??̈? 13 ????̧.