Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Reznikov zotohet të hakmerret pasi një sërë qytetesh të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin Kiev, iu nënshtruan sulmeve të rënda ajrore të hënën në mëngjes.

– Armiku ynë do të dënohet për dhimbjen që i ka shkaktuar vendit tonë. Ne do të marrim hak, shkruan Reznikov në faqen e tij në Facebook, kjo sipas Reuters përcjell MekuliPress.

Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba ka komentuar gjithashtu sulmet e reja ruse.

Putini është një terrorist që komunikon me raketa, shkruan ministri i Jashtëm në Twitter.

Ai vazhdon duke thënë se taktika e vetme e Putinit është terrori kundër qyteteve paqësore të Ukrainës. Në të njëjtën kohë, ai siguron se Putini nuk do të ketë sukses në shpërbërjen e Ukrainës.

Lexo po ashtu:  E bija e Hamzë Jasharit tregon se kush e shtiu plumbin e fundit në forcat serbe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *