OBSH e ka shpallur zyrtarisht koronavirusin e ri një pandemi. Për të shmangur përhapjen e mëtejshme, njerëzit sugjerohen e detyrohen të vetë-izolohen në shtëpi. Por çfarë produktesh duhet të blini, në mënyrë që të mos dilni çdo dy ditë, duke mos rrezikuar kështu as shëndetin tuaj, e as shëndetin e të tjerëve.

  • Duhet të blini sa më shumë ushqime të konservuara, në mënyrë që të mos skadohen dhe të mos mbaroni në rezerva ushqimore.
  • Siguroheni të keni mjaftueshëm produkte higjienike që ndihmojnë në mbajtjen e higjienës në shtëpinë tuaj, pasi higjiena është kusht i rëndësishëm i jetesës njerëzore, edhe në mos qoftë një rast pandemie.
  • Mos harroni të merrni ilaçe, ato që momentalisht përdori, apo dhe ato që mund t’iu duhen rrugës. Në është e mundur, konsultohuni me mjekun që ai t’iu lëshojë një recetë 30 ditore, në mënyrë që ju të furnizoheni me ilaçe për një muaj.
  • Sigurohuni që të keni një kuti të ndihmës së parë në shtëpinë tuaj, pasi qëndrimi vetëm në shtëpi, rrit mundësitë për dëmtime.
  • Blini sa më shumë ujë që të mundeni, edhe nëse mund të pini nga uji i çezmës. Asnjëherë nuk i dihet dhe masat e parakohshme nuk mund të jenë asnjëherë të tepërta.
  • E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, mos harroni të kujdeseni për shëndetin tuaj mendor. Blini sa më shumë mjete argëtuese, që do t’iu ndihmojë të shtyni kohën. Lojëra tavoline, lojëra elektronike, libra, filma, etj. Kujdesuni për shëndetin tuaj fizik dhe mendor!
Lexo po ashtu:  Pastrimi i shtëpisë: Pesë gjëra që ju duhet absolutisht t’i dini

Dosti Banushi – SCAN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *