Ushtria amerikane mendon se përdorimi i armëve bërthamore në një situatë lufte do të jepte rezultate përcaktuese dhe do të rikthente stabilitetin strategjik. Ky përkufizim jepet në një dokument të ri të quajtur “Operacionet Bërthamore”, i publikuar nga shtabet e bashkuara të ushtrisë amerikane më 11 qershor, por hequr nga faqja online dhe riklasfikuar si dokument me akses të kufizuar. Lajmi bëhet publik nga drejtuesi i Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë, Steven Aftergood, i cili e ka shkarkuar materialin përpara se qeveria ta hiqte nga aksesi i plotë në internet.

Specifikisht, përdorimi i armëve bërthamore do të ndryshojë në themel synimin e betejës dhe do të krijojë kushte që ndikojnë në mënyrën sesi komandantët do të fitojnë në konflikt, citohet dokumenti nga britanikja “The Guardian”.

Materiali i referohet një teoristi të Luftës së Ftohtë, Herman Kahn, sipas të cilit përdorimi i armëve bërthamore në këtë shekull do të jetë fakt.

Aftergood ka deklaruar se problemi me këtë dokument është se ai është konceptuar si një doktrinë lufte, jo i doktrinë parandalimi.

Lexo po ashtu:  Deputeti i VV-së reagon ndaj Tahirit: Fundin e keni afër!

Vetë kjo mënyrë të menduari mund të jetë e rrezikshme. Mund ta përshpejtojë atë lloj mundësie që mendohet të shmanget, shton ai.

Ky është dokumenti i parë i këtij lloji që përditësohet në 14 vjet. Në vitin 2005, gjatë administratës Bush, u publikua doktrina e operacioneve bërthamore që parashikonte goditje bërthamore parandaluese kundër të gjitha armëve të shkatërrimit në masë, jo thjesht kundër armëve bërthamore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *