Arkivi Kombëtar i Londrës ekspozoi për të parën herë dokumente sekrete origjinale për fundin e Luftës së Dytë Botërore, të nënshkruara nga ish-kryeministri Winston Churchill. Ndër to është edhe e ashtuquajtura “Marrëveshja e Përqindjeve”, për ndarjen e sferave të influencës në Europën Lindore. Marrëveshjen e kanë shkruar me dorë dy udhëheqësit më të pushtetshëm të kohës, Churchill dhe Stalini në Tetor të 1944-s.

“Kjo u vendos me gjithë përllogaritjet, pas një mbledhje në orët e vona mes tyre, shoqëruar me pije alkoolike. Mund të shihni qartë mënyrës se si politika e të fuqishmëve funksiononte në atë kohë. Ishte një mënyrë për të ndarë kombet dhe popujt”.

Letra tregon se influencën në Jugosllavi dhe Hungari, dy liderët kishin vendosur ta ndanin 50 me 50. Britania do të kishte më shumë influencë në Rumani e Bullgari dhe më pak në Greqi. Ekspertët thonë se letra është hartuar gjatë një takimi që Churchill zhvilloi në Moskë me Stalinin, Tetorin e 1944. Kryeministri britanik i asaj kohe ndodhej në kryeqytetin rus për konferencën e katërt të Moskës. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  “The Economist”: Ky është qyteti ku jetohet më mirë se në çdo vend të botës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *