Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në Shqipëri siguroi konsumatorin se shëndeti i tyre nuk është në asnjë moment i rrezikuar nga produkti domate dhe po ashtu nuk ka pasur kthime nga vendet e Bashkimit Evropian për këtë produkt.

AKU reagoi pas publikimit të disa shkrimeve në medie.

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit verifikon kthimet e produkteve shqiptare të eksportuara në vendet e BE-së nëpërmjet njoftimeve të menjëhershme që vijnë nga sistemi RASFF (Sistemi i BE i Njoftimit të Menjëhershëm për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë) dhe bëjmë me dije se përgjatë vitit 2023 nuk ka pasur asnjë kthim të produktit domate me origjinë Shqipërinë e destinacion BE-në”, bën të ditur AKU.

Sipas AKU-së, Shqipëria ka vijuar të eksportojë produkte fruta – perime, mes tyre edhe domate lirisht me destinacion vendet e Bashkimit Evropian, në përputhje me kërkesat ligjore në fuqi.

BE-ja kthen mbrapsht domaten shqiptare, çmimi për kg në Shqipëri bie deri në 18 cent
“Të gjitha produktet domate që eksportohen nga vendi ynë shoqërohen ne certifikatë fitosanitare që vërteton gjendjen shëndetësore të produktit me origjinë joshtazore, si dhe sigurinë e këtij produkti. Këto produkte veç nënshtrimit të kontrollit zyrtar në prodhim nga agronomët zyrtarë të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, analizohen edhe në kuadër të Planit Kombëtar të Monitorimit të Mbetjeve, duke garantuar shëndetin e konsumatorit shqiptar, por edhe atij evropian”, informoi AKU.

Lexo po ashtu:  Përfaqësuesi i Korpusit Diplomatik Hebre: Kosova me urgjencë ta hap ambasadën në Jerusalem, Serbia ka filluar fushatën

Nga ana tjetër, AKU bën të ditur se, trupa e saj është gjithnjë në gatishmëri për ndjekjen e gjurmueshmërisë së produkteve jokonforme, kundrejt kërkesave ligjore, dhe në rastet e konstatimit të shkeljeve të kërkesave ligjore merren marrë masat administrative përkatëse për gjetjet e evidentuara nëse ka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *