Presidenti amerikan Donald Trump po mendon të miratojë një urdhër ekzekutiv që pezullon të drejtën e shtetësisë sipas lindjes. Kushtetuat amerikane në amendamentin 14 të saj garanton marrjen e shtetësisë nëse lindin në territorin amerikan përderisa subjektivizohen juridikisht në atë territor, por Trump mendon se një urdhër presidencial e bllokon zbatimin e kësaj të drejte.

Mediat raportojnë se Trump e ka shprehur këtë ide që në vitin 2016, por mendimimi i përgjitshëm i të dy krahëve e kundërshton këtë mendim. Megjithatë përfaqësues të administratës hedhin poshtë intepretimin sipas të cilit një amendament mund të pezullohet me një tjetër amendament, meqenëse sipas tyre, konkretisht, drejtorit të marrëdhënieve qeveritare në Federatën për Reformën Amerikane të Imigrimit, RJ Hauman, amendamenti 14 vetë është keqintepretuar. Sipas tij ai u miratua për të siguruar që skllevërit do të bëheshin qytetarë të SHBA dhe jo për të zgjeruar këtë bazë me të ardhurit. Ai ka sugjeruar që kjo çështje të kalojë në Gjykatën e Lartë.

Lexo po ashtu:  Si u zhdukërka një njeri nga faqja e dheut? Duke mos i lënë as nam as nishan.

Një ndër personat që ka fituar shtetësinë përmes këtij amendamenti është zv.presidentja e caktuar nga Joe Biden, Kamala Harris.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *