Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor informoi qytetarët mbi kategoritë mjedisore të mjeteve që do të lejohen të importohen në territorin e vendit tonë.

Sipas DPSHTRR, qytetarët para se të importojnë një mjet rrugor, duhet të verifikojnë nëse përmbushet kategoria mjedisore.

“Nëse mjeti nuk përmbush kategorinë e duhur mjedisore, ju nuk lejoheni ta importoni në Shqipëri apo ta regjistroni në DPSHTRR”, bën të ditur DPSHTRR.

Sipas DPSHTRR-së, lejohen të importohen apo regjistrohen mjetet EURO 5 e sipër, autoveturat e reja me 0 km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër, mjetet motorike të tjera të reja si: autobusë dhe automjete për transport të përzier (ATP, ATV, APV) të kategorive M2 dhe N1, me 0 km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër.

Lejohen po ashtu të importohen mjetet EURO 4, autoveturat e përdorura, të gjitha ato që nuk janë me 0 km dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër.

Lexo po ashtu:  Krishtlindje arbëreshe, fëmijët këndojnë ninullën e Jul Varibobës

EURO 3 e sipër dhe me moshë jo më shumë se 15 vjet të tilla si mjetet motorike të tjera të përdorura si: autobusë dhe automjete për transport të përzier (ATP, ATV, APV) të kategorive M2 dhe N1, të gjitha ato që nuk janë me 0 km dhe që janë regjistruar për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër më parë, të cilat përmbushin normën EURO 3 dhe duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 15 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri!

“Në datën e regjistrimit (targimit për qarkullim në Shqipëri) mjetet e kësaj kategorie duhet të jenë jo mbi 15 vjet nga data e prodhimit”, bën të ditur DPSHTRR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *