Ministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka folur për çështjen e vendosjes së Ambasadës së Kosovës në kryeqytetin e Izraelit, duke u shprehur bindshëm se kjo është çështje e kryer.

Gërvalla gjithashtu tha se nuk do të futemi në aventura diplomatike për të rishqyrtuar këtë gjë.

“Kam përshëndetur njohjen diplomatike nga Izraeli dhe mendoj që çështja e ambasadës tonë në Izrael është çështje e kryer. Nuk do t’i hymë aventurave diplomatike për të rikthyer në shqyrtim një çështje që ka përfunduar”, tha Gërvalla në Kallxo.

Kujtojmë se Kosova ka hapur ambasadën e vet në Jerusalem më 15 mars, veprim ky që nxiti reagime, pjesë e së cilave u bë edhe presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyp Erdogan.

 

Lexo po ashtu:  -Lexo, lexo, lexo gjithçka – klasik, bashkëkohor, romanca, libra limonadë. Lexo! E sigurt është që do përthithësh gjithçka. Më pas, nëse dëshiron, shkruaj. Nëse është një shkrim i mirë do ta kuptosh, nëse jo hidhe, nga dritarja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *