Gianluigi Donnarumma është një nga pjesët më të cmuara të merkatos së verës e mungesa e rinovimit të lojtarit, bashkë me insistimin e Juventus, bëjnë që Milan ta kuptojë se lojtari do të ndryshojë ambjent. Kështu, hapet loja për pasuesin e portierit me një aks merkato në Napoli e një me Udine. Në emergjencën koronavirus, e me llogaritë që duhen bërë me muaj vështirësish, Milan vazhdon të punojë për të ardhmen, duke vendosur kontaktet për të përforcuar skuadrën. E megjithatë prioriteti duket se është të mos dalin të zbuluar me largimin e portierit të tyre, një prej pedinave kryesore të formacionit kuqezi.

Interesimi i vazhdueshëm i Juventus për Gigio Donnarumma është serioz, ashtu si mundësia e largimit të titullarit të Piolit. Nga informacionet që qarkullojnë, bardhezinjtë e kanë tmerrësisht seriozisht për Donnarumma e janë gati, në verën e ardhshme të formulojnë një ofertë zyrtare për kuqezinjtë, duke përfituar nga vështirësitë e klubit të rrugës Aldo Rossi për të rinovuar kontratën që do të skadojë në 2021. Donnarumma ka thënë gjithnjë se dëshiron të qendrojë tek Milan, por kjo nuk do ta pengojë Gazidis që të arkëtojë shifra të rëndësishme nga një lojtar që pret ti rrisin edhe më shumë pagesën, e që aktualisht është më i paguari i organikës.

Lexo po ashtu:  Pochettino buzë emërimit trajner i klubit portugez

E në këtë pikë, kuqezinjtë kanë nisur të shohin përreth, duke evidentuar dy profile të përshtatshme për zëvendësimin e titullarit të tyre: Meret, me shumë mundësi në dalje nga Napoli, e Musso, për të cilin duhet mundur konkurenca e Inter, që dëshiron portierin e Udinese si zëvendës të Handanovic. Për momentin janë vetëm sondazhe, por kanë shumë peshë, sepse negociatat e kuqezinjve me Napoli e Udinese janë të hapura për Milik e De Paul.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *