Kompanitë që ia dolën me pandeminë po përballen me një problem të ri: më shumë se një e katërta e punonjësve të tyre mund të largohen. Ekonomistët i druhen asaj që e quajnë “dorëheqja e madhe”.

Kjo pasi sondazhet tregojnë se nga 25% deri në 40% e punëtorëve po mendojnë të lënë punën.

“Në këtë moment, burimet njerëzore po përballen me një sfidë”, thotë Anthony Klotz, profesor i asociuar i menaxhimit në Universitetin A&M të Teksasit.

Përplasja e trendeve të reja mund të nxisë një bum dorëheqjesh, thonë ekspertët.

“Njerëzit kanë pasur pak më shumë hapësirë ​​për të pyetur veten: A është kjo me të vërtetë ajo që unë dua të bëj? Kështu që disa po vendosin që duan të punojnë më pak orë ose me më shumë fleksibilitet për të krijuar më shumë kohë për familjen ose hobit që duan të ndjekin”, thotë Betsey Stevenson, ekonomist në Universitetin e Miçiganit.

Të tjerë po konsiderojnë të ndryshojnë plotësisht karrierën. P.sh. personeli i një anije lundrimi u trajnua dhe për të punuar në një qendër të dhënash, pasi pandemia nxori në pah sa e paqëndrueshme ishte kjo industri. Të tjerë mund të largohen pasi shefat e tyre nuk i lejojnë të punojnë nga shtëpia pas pandemisë. Ka edhe nga ata që duan të rikthehen në zyra, ndërkohë që kompanitë e tyre punojnë me ende me sistemin punë në distancë – punë në zyrë.

Lexo po ashtu:  Iliaz Shehu: Fjala ime sot në konferencën për media të Lëvizjes Vetëvendosje!

Kjo tronditje e madhe që pandemia mund t’i sjellë tregut të punës, megjithatë, nuk është negative. Aktualisht ka 9.3 milionë vende pune të hapura në Amerikë, raporton Axios. Ndërkohë, njerëzit mund të mbështeten në sigurimin e papunësisë, kështu që nuk janë aq të dëshpëruar sa të pranojnë ofertën e parë të punës që ju vjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *