Shtrëngimi i dorës është një gjest universal që tregon përshëndetjen, por gjithashtu edhe arritjen e një marrëveshjeje, apo urimin e dikujt, bazuar në kontekstin në të cilin kryhet. Ai kryhet si midis dy njerëzve krejtësisht të panjohur për njëri-tjetrin dhe që takohen për herë të parë, ashtu edhe midis të afërmve të ngushtë, që përsëritet sipas nevojës edhe disa here për të treguar dakordësinë e ideve ose mendimeve.

Është e mahnitshme të mendohet se si shtrëngimi i duarve, është një gjest lehtësisht i interpretueshëm në të gjithë botën, i përsëritur herë të panumërta nga njerëz nga kultura dhe qytetërime të largëta mes tyre.
Por pse i shtërngojmë duart me njëri-tjetrin?

Gjesti i shtrëngimit të duarve daton që në kohët e lashta, madje edhe atëherë ishte një simbol i harmonisë universale. Në i gjejmë gjurmët e para arkeologjike që në kohën e Babilonisë së lashtë, kur mbreti Shalmaneseri III i Asirisë (859-824 P.E.S), takon mbretit babilonas Marduk-zakir-Shumi I (855-819 PE.S), dhe ngjarja është skalitur në historinë e fronit të Shalmaneserit III, e ruajtur në muzeun kombëtar të Bagdadit në Irak.

Lexo po ashtu:  Sot, shënohen 165 vite nga lindja e Anton Çehovit, një prej shkrimtarëve më të mirë që ka njohur bota

Në Perëndim, rregjistrohet pak kohë më vonë, shtrëngimi i parë i duarve mes dy Perëndeshave, të cilat shtëngrojnë duart si simbol i një marrëveshjeje të përtërirë, në një reliev të shekullit V P.E.S, i cili ndodhet aktualisht në Muzeun e Akropolit në Athinë.

Pamja e gdhendur në reliev përshkruan Herën dhe Athinën, respektivisht perëndesha mbrojtëse të Samosit dhe Athinës, me popullin athinas që nderon atë të Samosit, për shkak se i ka qëndruar një aleat besnik, pavarësisht disfatës së flotës athinase në Agios Potamoi kundër spartanëve.
Teksti është një kopje e dekretit origjinal të nënshkruar në vitin 405 P.E.S, i gdhendur në vitet 403-402 P.E.S gjatë Luftërave të Peloponezit. Në kohën e Greqisë së lashtë, shtrëngimi i duarve përcaktohej si “dexiosis” që do të thotë “të jap dorën e djathtë”, e cila në latinisht përkthehej si “dextrarum iunctio”, që megjithatë i referohej shtrëngimit të duarve midis bashkëshortëve gjatë martesës, dhe për këtë arsye përkufizohej si “inter coniuges”.

Shtrëngimi i dorës. i kapërceu kufijtë e Greqisë dhe arriti zonat përreth. Një shembull është relievi i Mbretit Antioku I (69-36 P.E.S), sundimtar i shtetit të vogël helenistik Komagjeni, që është pikturuar duke shtrënguar duart me Perëndinë Herkul.

Lexo po ashtu:  iPhone i ri mund të mbushë pa tel pajisjet e tjera?

Në poemat homerike, shtrëngimi i duarve është përshkruar disa herë si një shenjë e besimit, ndërsa pamjet nga ceremonitë funebre janë të zakonshme, edhe në kohët e etruskëve, dhe shfaqen shumë herë për të treguar dy bashkëshortët që shtrëngojnë duart, ose personin e vdekur që largohet përfundimisht nga jeta tokësore, duke përshëndestur të afërmit me një shtrëngim duarsh.
Një shtëngim dore i fuqishëm

Shtrëngimi i duarve midis të huajve ka qenë me gjasë i ndryshëm nga ai i treguar në shumë skulptura. Shumica e historianëve, bien dakord me identifikimin e përshëndetjes “në stilin e gladiatorit” si një shtrëngim duarsh në nivelin e parakrahut, një shenjë që do të tregonte ndër të tjera edhe mungesën e armëve të fshehura, dhe kjo lloj përshëndetje bëhej mes ushtarëve, por edhe në shoqërinë civile.

Shtërngimi i duarve në kohët moderne, do t’i atribuohet kultit të Zotit Mitra, një prej feve më të mëdha në perandorinë e madhe romake. Edhe pse ndoshta ka modele të ndryshme të shtrëngimit të duarve në epokat e mëvonshme, përdorimi universal i këtij gjesti në shoqërinë moderne, me gjasë ka ndodhur më herët se sa në kohën e romakëve, grekëve dhe bizantinëve.

Lexo po ashtu:  Zotërinjë, dyert e shkencës të jenë të hapura për të gjitha inteligjencat; kudo që është një hapsirë, kudo që ka një shpirt, le të ketë një libër. Asnjë komunë pa një shkollë, asnjë qytet pa një kolegj, as një qendër pa një fakultet

Kalorësit mesjetarë përshëndeteshin mes tyre me një përshëndetje moderne ushtarake, duke vënë dorën e trye mbi ballë dhe hequr përkrenaren që kishin në kohë, gjest që është trashëguar deri në ditët tona. Disa historianë besojnë se shtrëngimi i duarve, u rrikthye të ishte popullor falë obortarët e shekullit XVII, të cilët e konsideronin shtrëngimin e dorës një alternativë të barabartë me gjunjëzimin apo heqjen e kapeles.

Përshëndetja më vonë u bë një simbol i përbashkët dhe, në vitet 1800, manualet e etiketave të sjelljes, përfshinin shpesh udhëzime për teknikën e duhur të shtrëngimit të duarve. Një udhërrëfyes i vitit 1877, i këshillonte lexuesit që “një zotëri që shtyp brutalisht dorën që takon, ose e shtrëngon me forcë, nuk duhet të ketë kurrë mundësi ta përsërisë këtë gjest”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *