Mësohet se është dorëzuar ankesë në Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës “kundër Parim Ollurit dhe portaleve tjera si GazetaExpress, Metro, Insajderi etj..të cilat në kundërshtim me Kodin e Etikes së Këshillit të Mediave të Shkruara janë duke bërë shpifje dhe ofendime ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, thuhet në një njoftim, të bërë publik përmes facebok nga Dritëro Hyseni, percjell e pavarura MekuliPress.com

Ja njoftimi zyrtar nga Zyra Ligjore:

“Të dashur aktivistë dhe simpatizantë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ne si Zyre Ligjore këto ditë kemi dorëzu ankesë në Këshillin e Mediave të Shkruara të Republikes së Kosovës kundër Parim Ollurit dhe portaleve tjera si GazetaExpress, Metro, Insajderi etj..të cilat në kundërshtim me Kodin e Etikes së Këshillit të Mediave të Shkruara janë duke bërë shpifje dhe ofendime ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Po ashtu ne kemi perpiluar edhe padi ndaj: Baton Haxhiut, Berat Buzhales dhe disa portaleve, për shkak se kanë bërë shpifje dhe fyerje ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE!, duke bërë kështu shkelje të dispozitave të Ligjit Civil kundër Shpifjes dhe Fyerjes nr.02/L-65, të cilat padi do të dorëzohen në gjykatë brenda afatit ligjor.

Lexo po ashtu:  Nacionalisti Vuçiq tallet me Kosovën e BE’në: As zoti në qiell se di kur bëhet qeveria në Prishtinë, e lëre më Borrell


Të dashur aktivistë dhe simpatizantë kërkojë nga ju vetpërmbajtje si dhe ti shmangni komentet në facebook dhe konfrontimet me ata që shpifin dhe ofendojnë, ngase rruga e duhur për zgjidhjen e këtyre problemeve janë vetëm rrugët ligjore.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *