Muaji Gusht ka sjellë plot lajme të mira dhe lehtësira për shoferët e shtetit shqiptar. DPSHTRR, pak kohë më parë ka njoftuar se kartonat, dublikat, rinovimet apo hera e parë që pas marrjes së provimit do mund të tërhiqen fill pas gjysmë ore, dhe jo më të prisnin periudhën ‘e famshme’ 15 ditore në pritje të kartonit. Duke nisur që nga 15 gushti, pritja do të reduktohet në vetëm 30 minuta, pa shuar entuziazmin e marrjes së provimit.

Së fundmi, DPSHTRR, sjell një tjetër lajm të mirë për të gjithë bashkëkombasit tanë në Itali, mbajtës të modelit të ri të ”Leje Drejtimit” (i lëshuar nga 24.01.2017). Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka bërë me dije se ky model ‘Leje Drejtimi’ do të njihet per konvertim nga shteti italian duke filluar nga 8 Shtatori 2019, falë marrëveshjes së përbashkët mes dy qeverive! – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Lexo po ashtu:  Nipi fitoi zemrat e shqiptarëve me pikturën e saj/ Njihuni me gjyshe Terezën, nënë e 13 fëmijëve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *