Prindërit e të njëjtit seks dhe fëmijët e tyre duhet të njihen si një familje në të gjitha shtetet anëtare të BE-së. Është një nga parimet në qendër të draft-rregullores së paraqitur sot nga Komisioni i BE-së për të harmonizuar rregullat e së drejtës ndërkombëtare private për prindërimin. “Propozimi fokusohet në interesat dhe të drejtat e fëmijës“, shpjegon Brukseli, duke theksuar se “prindërimi i krijuar në një shtet anëtar duhet të njihet në të gjitha shtetet e tjera anëtare, pa ndonjë procedurë të veçantë“, duke përfshirë njohjen për “prindërit e të njëjtit seks“.

Rregullat e reja, thotë Komisioni Evropian, do të garantojnë “qartësi ligjore për të gjitha llojet e familjeve që gjenden në një situatë ndërkufitare brenda BE-së” dhe do të lejojnë “fëmijët në situata ndërkufitare të përfitojnë nga të drejtat që rrjedhin nga prindërimi“, në përputhje me ligjin kombëtar, në çështje të tilla si trashëgimia, mbajtja, kujdestaria ose e drejta e prindërve për të vepruar si përfaqësues ligjorë të fëmijës (për çështje arsimore ose shëndetësore)”.

Lexo po ashtu:  'Remi' pro vendimit për Klan Kosovën: Secili ka të drejtë të jetë shtetas i Serbisë, por jo në emër të lirisë së medias

Fëmijët e prindërve të të njëjtit seks, sipas tekstit të rregullores së propozuar, “do të kenë të njëjtat të drejta në të gjithë BE-në“: “duke pasur parasysh se sipas ligjit ndërkombëtar, ligjit të BE-së dhe sistemeve ligjore të shteteve anëtare, të gjithë të miturit kanë të njëjtat të drejtat pa diskriminim, propozimi parashikon njohjen e prindërimit të një të mituri pavarësisht se si është ngjizur apo lindur i mituri dhe pavarësisht nga lloji i familjes së fëmijës. Prandaj propozimi përfshin njohjen e prindërimit të një fëmije me prindër të të njëjtit seks dhe gjithashtu njohjen e prejardhjes së një fëmije të adoptuar”.

Brukseli po propozon gjithashtu krijimin e një certifikate evropiane të të qenit prindër, e cila mund të kërkohet për të “verifikuar të qenit prindër në të gjitha Shtetet Anëtare“. Modeli i vetëm, i disponueshëm në të gjitha gjuhët zyrtare të BE-së, do të jetë opsional për familjet, por autoriteteve publike në mbarë BE-në do t’u kërkohet ta lëshojnë dhe ta pranojnë atë. Ai nuk do të zëvendësojë dokumentet ekuivalente kombëtare si certifikatat e lindjes, të cilat mund të përdoren ende.

Lexo po ashtu:  SHQETËSUESE! Shqipëria ndër vendet me numrin më të ulët të mjekëve në botë

Burimi shqip: MCN Tv

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *