Muajt e fundit kanë qenë të vështirë për të gjithë, por në mënyrë dramatike për Emmanuel Badu, mesfushorin e Veronës që në fillim u godit nga një emboli pulmonare e pastaj humbi tragjikisht të motrën, e vrarë në Ghana muajin e kaluar. Futbollisti ka folur për gjendjen psikologjike në një intervistë për BBC: “2019 e 2020 kanë qenë vitet më të vështirë në jetën time. Në gusht gati vdiqa, pata shumë dëmtime e pastaj humba motrën në mënyrë kaq të dhimbshme”.

Rrëfimi nisi me sëmundjen: “Atë natë e kisha të vështirë të merrja frymë. Mendoja për shkak të lodhjes, në mëngjes më dhanë ilace kundër dhimbjes, por mbrëmja ishte edhe më e keqe. Në 2 mora doktorin që për fat ishte zgjuar e më dërgoi fizioterapistin, që ishte më afër meje. Ai më tha se duhet të shkonim në spital. Në fund zbulova që kisha mpiksje gjaku në mushkëri. Mu desh të mos luaja për 3-4 muaj, por tani jam në këmbë”.

Lexo po ashtu:  “Lotito do më urrejë për këtë”: Ferrero vendos për titullin kampion

Pastaj drama e vrasjes së motrës: “Është shumë e vështirë për mua e familjen time. Vrasësi është ende i lirë sepse virusi ka ngadalësuar gjithcka. Unë jetoj vetëm këtu në Verona. Kam qendruar në një dhomë për 34 ditë e nuk kam mundur të shoh cfarë i ndodhi motrës sime”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *