Disa prona shoqërore në procesin e privatizimit janë shitur edhe me nga 2 euro ari.

Këtë e ka konfirmuar drejtori menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Valon Tolaj, gjatë intervistimit nga Komisioni Hetimor për hetimin e procesit të privatizimit.

Tolaj ndërkaq ka thënë se shumica e pronave shoqërore janë shitur me çmim shumë më të lartë sesa ai që është raportuar më parë – nga 1 euro për ari, duke mohuar të ketë pasur shitje të pronave shoqërore me këtë çmim.

“E kam deklaruar edhe në publik se pas informatave që kam marrë dhe unë jam interesuar si drejtor dhe nuk ekziston asnjë provë që AKP-ja ka shitur diçka me çmim 1 euro. Nëse ka pasur ari që është shitur për një euro, ka pasur edhe 128 mijë euro ari që është shitur”.

“Pra nga ato prova që i kemi ne nuk ka dëshmi që janë shitur prona me at çmim”, tha Tolaj pasi u pyet për deklarimet se ka pasur prona të shitura nga 1 euro për ari.

Lexo po ashtu:  Lufta e Kinës për rendin e ri energjetik. Lindja e Petrojenit

Tolaj foli edhe për përfitimet që i marrin ish-punëtorët e fabrikave që janë privatizuar, raporton EO.

“Çdo shitje e tyre shkon për ish-punëtorët. Ka punëtor që është paguar 128 mijë euro por ka punëtor edhe që është paguar vetëm 100 euro, varësisht prej specifikave që ka pasur”, tha ai.

Drejtori i AKP-së ka mohuar po ashtu të jetë anëtar i ndonjë subjekti politik aktualisht, derisa pranoi se ka qenë në AAK deri në vitin 2018.

I pyetur në Komision se a janë paguar me rregull shpronësimet, Tolaj tha se për këtë duhet të japë përgjigje Qeveria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *