Që Barcelona po ndjek mjaft lojtarë me kosto zero, kjo u kuptua qartë edhe në merkaton e janarit ku ata afruan disa të tillë, ndonëse plani i tyre i madh quhet Paulo Dibala.

Me kontratën që i skadon më 30 qershor 2022, largimi i 28-vjeçarit nga Juventusi me parametër zero bëhet çdo ditë e më i mundshëm, duke qenë se bisedimet për rinovimin e kontratës kanë ngecur dhe duket e vështirë që situata të ndryshojë pro bardhezinjve.

Siç raporton e përditshmja katalanase “Sport”, autori i 112 golave në Torino ka nisur bisedimet në prapaskenë prej kohësh dhe në verë “pret të nënshkruajë për Barcelonën”.

Dibala dhe menaxheri i tij do të kenë një takim të fundit me krerët e Juves brenda muajit dhe më pas mund të kuptohet më qartë se cila do të jetë e ardhmja e tij.

FLET ARRIVABENE – “Juventusi duhet të vazhdojë këtë ndryshim pozitiv që ka nisur dhe të përmirësohemi sa më shumë, pasi kemi dy objektiva minimal që nuk mund t’i gabojmë.

Lexo po ashtu:  Merkato, Juvja përgatit blerjen e madhe

I pari zona Champions në Serinë A dhe Kupa e Italisë, – u shpreh përpara ndeshjes me Vijarealin, administratori bardhezi, Mauricio Arrivabene.

– Rinovimi i Dibalës? Është një mëkat që Paulo do të na mungojë në një ndeshje si kjo me Vijarealin, e cila ishte perfekte për cilësitë e tij teknike.

Për sa i përket kontratës, si Juvja ashtu sikurse lojtari ka kërkesat e veta, por rinovimi bëhet në çift. Ndaj, ne do të përpiqemi që të gjejmë një rrugë të përbashkët mes ofertës sonë dhe kërkesës së Dibalës”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *