Moringa është një lloj druri që kultivohet vetëm në Himalaje dhe rajone të Indisë, Afrikës, Pakistanit dhe Tajlandës.

Vetitë pozitive shëndetësore të drurit moringa janë të njohura në kultura të ndryshme mijëra vite më parë.

Sipas një studimi, të publikuar në revistën “Phytotherapy Research”, lëvorja, lëngu, gjethja, farat dhe lulet e moringës tradicionalisht janë përdorur për shërimin e sëmundjeve të ndryshme, si artriti, epilepsia, çrregullimi i gjëndrës tiroide, anemisë, infeksionet bakteriale, kërpudhat dhe virusët e ndryshëm.

I njohur si “druri magjik”, moringa ka ndërlidhje edhe me efektet pozitive në rritjen e funksionit të lëkurës dhe flokëve, shëndetin e eshtrave, syve, imunitetin, sëmundjet kardiovaskulare dhe parandalimin e kancerit.

Gjethet e moringës përmbajnë më shumë vitaminë A sesa vetë karrota, më tepër kalcium se qumështi dhe më shumë hekur se spinaqi.

Gjethet e saj shpesh mund të përdoren në formën e pluhurit dhe konsumohen në formë çaji, dhe prej sa po ashtu bëhen sallata dhe erëza.

Ajo mund të kombinohet me pije, bukë, ëmbëlsira, supë, por edhe me lëng limoni të përzier me ujë.

Lexo po ashtu:  Si ta kuptoni nëse keni mungesë gjumi apo jo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *